E dashura e Brad Pitt, Ines de Ramon, tërhoqi vëmendjen në premierën e filmit “F1” në New York, ku u shfaq me një veshje të bardhë provokuese dhe elegante, që përngjante me stilin e një fustani nusërie.

E kombinuar me një fund transparent me pupla dhe një bluzë të tejdukshme që linte të dukshme dekoltenë, 32-vjeçarja shoqëroi aktorin 61-vjeçar në tapetin e kuq, ku të dy u panë shumë të afërt dhe të buzëqeshur.


Pitt zgjodhi një kostum blu të errët, ndërsa çifti nuk ngurroi të shfaqte përqafime dhe gjeste të afeksionit para kamerave.

Premiera grumbulloi shumë emra të mëdhenj nga bota e kinemasë dhe sportit, përfshirë Javier Bardem, Damson Idris, Lewis Hamilton dhe Lindsey Vonn.

Filmi, që do të shfaqet më 27 qershor, sjell Brad Pitt në rolin e një ish-piloti të F1 që rikthehet në pistë për të garuar përkrah një të riu ambicioz.

Aktori ndodhet aktualisht në një turne promovues ndërkombëtar për filmin, ndërkohë që në jetën personale ka përmbyllur së fundmi divorcin e gjatë me Angelina Jolie.

Gjatë një interviste të shkurtë, Pitt u ndal te rëndësia e familjes dhe marrëdhënieve të ngushta në jetë, duke reflektuar: “Kur të arrish në moshën time, do ta kuptosh sa e rëndësishme është të rrethohesh me njerëzit që do, njerëzit që të duan edhe ty”. /Telegrafi/