LAJMI I FUNDIT:

Industria e turizmit ka regjistruar humbje prej 320 miliardë dollarësh

Industria e turizmit ka regjistruar humbje prej 320 miliardë dollarësh

Organizata Botërore e Turizmit e Kombeve të Bashkuara ka dhënë një vlerësim global të humbjeve për industrinë e turizmit.

OBT-ja njofton se industria ka regjistruar humbje prej 320 miliardë dollarësh në të gjithë botën, raporton france 24.


Raporti thotë se humbjet për industrinë e turizmit janë tre herë më të larta se gjatë krizës globale financiare të vitit 2009, transmeton Telegrafi.

Numri i turistëve ra me rreth 300 milionë gjatë pandemisë, duke rënë 56 për qind nga viti i kaluar.

“Këto të dhëna tregojnë se sa e rëndësishme është të fillosh turizmin sa më shpejt që të jetë e mundur, sa më shpejt që të jetë e sigurt për ta bërë këtë”, tha sekretari i Organizatës Botërore të Turizmit, Zurab Pololikashvili. “Rënia dramatike në destinacionet turistike ndërkombëtare vë në rrezik miliona jetë, përfshirë ato në vendet në zhvillim,” përfundoi ai.

Ndryshe, Franca ishte vendi më i vizituar në botë i ndjekur nga Spanja dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. /Telegrafi/