LAJMI I FUNDIT:

Industria e naftës me humbje e BiH e varur nga firmat e huaja

Industria e naftës me humbje e BiH e varur nga firmat e huaja

Megjithë një pozite në dukje favorizuese lidhur me nafftën, Bosnje dhe Herzegovina (BiH) e gjen veten vulnerabël ndaj rritjeve të çmimeve dhe tekave të prodhuesve të huaj.

Pavarësisht kostove që rriten të energjisë, kompania e naftës Energopetrol e BiH humbi edhe 1.75 milion euro në gjashtë muajt e parë të 2008. Veç kësaj, gjigandi kroat i naftës INA ka qenë pronari i shumicës së Energopetrol për dy vjet, duke provuar ndikimin e huaj mbi industrinë e naftës së BiH.

Ndonse vendi ka kapacitet të ndjeshëm rafinues, me rafinerinë e Bosanski Brod të aftë të përpunojë 4 milion ton në vit, ajo e gjen veten krejtësisht në vartësi të importeve të naftës dhe subjekt të luhatjeve të furnizimeve dhe çmimeve. Rezervat e konsiderueshme të vendit, përbërë nga 876 kulla që pompojnë naftë nga toka, kanë dështuar të mbrojnë motoristët e vendit dhe fabrikat nga pagesa e disa nga çmimet më të lartë në Evropë për energjinë.

Zvarritja ruse në rritjen e prodhimit në Bosanski Brod ka shtuar pasigurinë dhe mospërfitimin e asaj që do të ishte një industri shumë e leverdisëshme. Më tepër se një vit e gjysmë pasi Republika Srpska (RS) finalizoi shitjen e dy rafinerive të BiH dhe një shpërndarësi nafte ndaj firmës ruse Zarubezhneft në shkurt 2007, të tre ndërmarrjet punojnë me humbje. Më e madhja e të dy rafinerive, Bosanski Brod e dëmtuar nga lufta, po punon pjesërisht dhe me vetëm 1,500 punëtorë dhe jo me listën e rregullt të 8,000 punëtorëve. Ajo vetëm humbi 32 milion euro në 2007 dhe 7 milion euro deri tani në 2008.


Mosveprimi i Moskës e ka porulur kryeministrin e RS Milorad Dodik, i cili vlerëson bashkëpunimin me Rusinë miqësore ndaj Serbisë. Dy herë në gusht, ai udhëtoi në kryeqytetin rus për të shtyrë Zarubezhneft në ringjalljen e Bosanski Brod. Sipas shtypit dhe ministrit të ekonomisë së RS, Slobodan Puhalac, prodhimi i plotë do të nisë atje në krye të tetorit. /SETimes/