LAJMI I FUNDIT:

Indonezia pritet të miratojë një ligj ku do të dënojë njerëzit që kryejnë marrëdhënie jashtë martesës, ligji do të prekë edhe të huajt

Indonezia pritet të miratojë një ligj ku do të dënojë njerëzit që kryejnë marrëdhënie jashtë martesës, ligji do të prekë edhe të huajt

Parlamenti i Indonezisë pritet të miratojë një ligj të ri penal këtë muaj që do të dënojë seksin jashtë martesës me burgim deri në një vit.

Bambang Wuryanto, një politikan i përfshirë në draft, tha se kodi mund të miratohet që në fillim të javës së ardhshme, transmeton Telegrafi.


Nëse miratohet ligji, do të zbatohet si për qytetarët indonezianë ashtu edhe për të huajt.

Ndëshkimi për tradhtinë bashkëshortore mund të hyjë në fuqi vetëm nëse ka palë që ankohen tek autoritetet.

Për ata që janë të martuar, pala që ka të drejtë të ankohet është burri ose gruaja që është tradhtuar nga partneri.

Gjithashtu do të ndalohet bashkëjetesa para martesës dhe të dënuarit mund të përballen me gjashtë muaj burg.

Grupet e biznesit kanë shprehur shqetësimin për dëmin që rregullat mund t’i bëjnë imazhit të Indonezisë si destinacion pushimesh dhe investimesh, sipas Reuters.

Shinta Widjaja Sukamdani, zëvendëskryetar i Shoqatës së Punëdhënësve të Indonezisë (APINDO), tha: “Për sektorin e biznesit, zbatimi i këtij ligji zakonor do të krijojë pasiguri ligjore dhe do t’i bëjë investitorët të rishqyrtojnë investimin në Indonezi”.

Drafti i mëparshëm i kodit ishte caktuar të miratohej në vitin 2019, por shkaktoi protesta mbarëkombëtare me dhjetëra mijëra pjesëmarrës në demonstrata. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Botë
Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Botë
Qëllimi i Putinit nuk është Ukraina por Evropa, paralajmëron ministri gjerman

Qëllimi i Putinit nuk është Ukraina por Evropa, paralajmëron ministri gjerman

Botë
Vulin: Kush mendon keq për Putinin, mendon keq edhe për Vuçiqin

Vulin: Kush mendon keq për Putinin, mendon keq edhe për Vuçiqin

Serbia
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Kalo në kategori