India ka raportuar rekord rastesh ditore nga coronavirusi, që nga shpërthimi i pandemisë në botë, konfirmojnë autoritetet.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, vendi regjistroi të premten më shumë se 96 mijë raste të reja.

Ndërkohë, bëhet e ditur se numri i përgjithshëm i të prekurve thuhet të ketë arritur në 4.5 milionë, duke u bërë edhe zona e dytë më e goditur në botë nga sëmundja e COVID-19.

India e mban rekordin për rritjet ditore të rasteve, mirëpo për sa i përket numrit të viktimave, ajo qëndron më mirë se sa vendet e tjera të botës.

Raportohet se rreth 76 mijë njerëz kanë ndërruar jetë deri më tani në vend, si pasojë e infeksioneve me coronavirus. /Telegrafi/