India gjobit gjigantin e teknologjisë Google me 164.4 milionë euro për praktika të padrejta
Autoritet indiane e kanë gjobitur Google me 164.4 milionë euro për shkak të përdorimit të platformës Android për të dominuar tregun.
Rregullatori indian i konkurrencës ka akuzuar gjigantin teknologjik se ka hyrë në “marrëveshje të njëanshme” me prodhuesit e telefonave të mençur për të siguruar dominimin e aplikacioneve të tij.
Ata e kanë urdhëruar Google që “të ndalojë dhe të heqë dorë” nga praktika të tilla, raporton BBC, përcjell Telegrafi.
Google në anën tjetër nuk është përgjigjur ende ndaj gjobës ose akuzave ndaj tyre.
Komisioni i Konkurrencës së Indisë në një deklaratë gjatë së enjtes thanë se Google po “abuzonte” me licencën e sistemit të saj operativ të Android për një gamë të telefonave të mençur, kërkimet në ueb, shfletimet dhe shërbimet me video.
Ata thanë se Google po hynte në marrëveshje të detyruara me lojtarët në një hapësirë për t’u siguruar se aplikacionet e saj si : Google Chrome, YouTube, Google Maps e të tjera – janë duke u përdorur.
Në deklaratë tutje thuhej se kjo praktikë ishte duke e “mbytur” konkurrencën dhe i jepte Google qasje të vazhdueshme në të dhënat e klientëve dhe mundësive fitimprurëse të reklamimit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëWhatsApp me dizajn të ri: A ju ka ardhur versioni i ri?
Vjen GPT-4o - çfarë thotë për këtë risi Mira Murati
Të është vjedhur telefoni, Google ka një zgjidhje për ju për ta gjetur atë
Apple pritet ta prezantojë iPhone 17 Slim
Sony zbulon Xperia 1 VI me "përmirësime superiore" dhe "dizajn të rinovuar"
Google regjistron fshehurazi gjithçka që thoni - kjo është mënyra se si ta ndaloni
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Guardiolan sa nuk e lëshoi zemra kur Heung-Min Son doli përballë Ortegas në shansin e madh të huqur nga koreani
“Më besoni, Mbappe nuk do t’i bashkohet Real Madridit” – iShowSpeed tregon se ku do të shkojë francezi
Rrëfimi i gruas që pretendon se nuk ka ngrënë apo pirë asgjë për më shumë se 16 vjet
Tre kartonë të kuq ndaj ekipit kundërshtar për t'ia siguruar titullin skuadrës së tij - gjyqtari holandez përjashtohet përjetësisht nga futbolli
Sport1: A po ndodh diçka e paimagjinueshme te Bayerni?
Julian Deda - finalisti i dytë i Big Brother VIP Albania 3