India akuzon Kinën për provokim ushtarak

Ministria e Punëve të Jashtme e Indisë njoftoi sot se trupat kineze u angazhuan në një veprim provokues në kufi të hënën.
Ata thanë se kjo ndodhi në kohën kur komandantët ushtarakë po zhvillonin bisedime me qëllim zbutjen e tensioneve.
"Edhe ndërsa komandantët tokësorë të të dyja palëve diskutuan për de-përshkallëzimin e situatës, trupat kineze u përfshinë përsëri në veprim provokues," tha zëdhënësi i ministrisë Anurag Srivastava, njofton Reuters.
"Për shkak të veprimit në kohë mbrojtës, pala e Indisë ishte në gjendje të parandalonte këto përpjekje për të ndryshuar në mënyrë të njëanshme status quo-në," vuri në dukje ai.
Nga
Telegrafi
01/09/2020
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate




















































