LAJMI I FUNDIT:

Indeksi Komunal i Konkurreshmërisë, mjet për promovim të qeverisjes

Indeksi Komunal i Konkurreshmërisë, mjet për promovim të qeverisjes

Indeksi Komunal i Konkurreshmërisë është shkop matës që tregon të arriturat në përmirësimin e shërbimeve dhe mjedisit afarist në nivelin e qeverisjes lokale. Kështu u tha me rastin e lansimit të projektit “Indeksi Komunal i Konkurrueshmërisë- MCI”, nga Agjencia Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) dhe Instituti Riinvest.

Drejtori i Institutit Riinvest, Alban Hashani tha se do të nxisë konkurrencë në mes komunave për të bërë më shumë në përmirësimin e mjedisit biznesor në nivelin lokal.


Ai po ashtu tha se hartimi i Indeksit të Konkurrueshmërisë së Kosovës do të ndikojë në përmirësim të informimit lidhur me aspekte të rëndësishme të ambientit biznesor.

“Indeksi i konkurrushmërisë të komunave do të ankorohet në nivelet më të rëndësishme të politikëbërjes së informuar në Kosovë. Hartimi i Indeksit të Konkurrueshmërisë së Kosovës besojmë fuqishëm se do të ndikojnë në përmirësimin fillimisht të informimit lidhur me aspekte të rëndësishme të mjedisit biznesor, nëpër komuna i njëjti gjithashtu do të paraqesë një burim të rëndësishëm të të dhënave për të dizajnuar politikat publike për faktin se Indeksi i Konkurrueshmërisë së Kosovës përfshinë të gjitha komunat e Kosovës ai do të mundësojë që në mënyrë krahasimtare të analizojë mjedisin biznesor nëpër komuna, si dhe të nxisë konkurrencës ndërmjet për të bërë shumë më shumë për aspekte të ndryshme të mjedisit biznesor dhe përmirësimin e tyre”, tha ai.

Sipas Hashanit, Indeksi i Komunal i Konkurrueshmërisë përfshinë 8 indikatorë të rëndësishëm siç janë: barrierat për hyrje në biznes, transparenca dhe informimi, pjesëmarrja dhe parashikueshmëria e politikave publike, shpenzimet kohore që kanë bizneset për të marrë shërbime prej administratës komunale etj.

Drejtori i USAID-it në Kosovë, James Hope tha se Indeksi Komunal i Konkurrueshmërisë ka të bëjë me ndërtimin e transparencës dhe qeverisje së mirë në të gjitha komunat e Kosovës.

Hope këtë indeks të konkurrueshmërisë e ka konsideruar si një shkop matës i cili tregon të arriturat në përmirësimin e mjedisit afarist. “Indeksi i konkurreshmërisë është ai shkopi matës i cili tregon përparimin e arritur në përmirësimin e shërbimeve dhe në përmirësimin e mjedisit afarist. Dhe një gjë tjetër me rëndësi është sepse i përfshinë që të gjitha 38 komunat e Kosovës dhe e përfshinë në vete fjalën konkurrueshmëri për shkak se nxit një garë në konkurrencë në mes të gjitha komunave të cilat garojnë mes vete për tu ranguar më mirë, kjo mund të jetë një vegël e vlefshme për komunat për t’i këmbyer në mes vete praktikat më të mirë dhe ndihmon në gjetjen e zgjidhjeve për sfidat e ndryshme me të cilat ballafaqohen komunat”, tha ai.

Indeksi i Konkurrueshmërisë do të dizajnohet për të gjitha komunat e Kosovës në të cilën janë përfshirë 3100 ndërmarrje dhe grupe të fokusit për të marrë disa indikatorë cilësorë që janë vështirë të arritshme përmes anketës. /Telegrafi/