LAJMI I FUNDIT:

Indeksi Global i Hendekut Gjinor, Shqipëria renditet e 17-ta në botë

Indeksi Global i Hendekut Gjinor, Shqipëria renditet e 17-ta në botë

Shqipëria ka bërë progres në politikën për të ulur pabarazinë mes grave dhe burrave. Ajo renditet e 17-ta në rang global, nga 146 vende të marra në shqyrtim, sipas renditjes së Indeksit Global të Hendekut Gjinor 2023.

Do të duhen 131 vite që bota të arrijë barazinë gjinore në të gjitha fushat, përfshi arsimin, politikën, shëndetësinë dhe ekonomi.


Barazia mes burrave dhe grave, një fenomen që analizohet nga Forumi Ekonomik Botëror tregon se në rang global përparimi është i ngadaltë, ndërsa shumë shtete kanë fituar ose humbur pikë në krahasim me vitin e kaluar.

Shqipëria, për shembull renditet në vendin e 17, nga 146 të marra në shqyrtim për hendekun që ekziston mes dy gjinive.

Pozicioni më i mirë për vendin tonë shihet tek ekonomia, ku merren në shqyrtim mundësitë në tregun e punës, pagat dhe aftësitë. Më tej vjen, përfaqësimi në politikë, shkollimi në të gjitha fazat e arsimit dhe shërbimi shëndetësor.

Në rajon, pas Shqipërisë renditet Serbia në vendin e 38, Mali i Zi i 69-ti, Maqedonia e Veriut e 73-ta dhe Bosnja e Hercegovina e 86-ta.

Ndërkohë, listën e vendeve me hendekun më të ulët gjinor, e kryesojnë Islanda, Norvegjia e Finlanda dhe e mbyllin Algjeria, Çadi e Afganistani. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Siguri
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Kalo në kategori