LAJMI I FUNDIT:

Incidenti i tretë brenda një muaji, trenit Prishtinë-Pejë i thyhet xhami nga gurët

Incidenti i tretë brenda një muaji, trenit Prishtinë-Pejë i thyhet xhami nga gurët

Një tjetër sulm ka ndodhur të dielën ndaj trenit që po lëvizte nga Prishtina në Pejë.

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka bërë të ditur se persona të panjohur e kanë gjuajtur me gurë trenin, ku i është thyer një xham.

Rasti ka ndodhur rreth orës 16:45.


“Është raportuar se nga disa persona të dyshuar të panjohur është gjuajtur me gurë trenin që lëvizte nga Prishtina në Pejë dhe si pasojë është thyer një xham. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në raportin e policisë.

Kujtojmë se ky është incidenti i tretë që ka ndodhur brenda një muaji.

Para një jave një rast i ngjashëm kishte ndodhur pikërisht në segmentin hekurudhor Prishtinë-Pejë, ku një grup të rinjsh gjuajtën me gurë trenin 761.

Një tjetër rast ishte raportuar më 15 tetor, ku ishin hedhur gurë mbi trasenë hekurudhore në dalje të stacionit Cerrovikë, respektivisht në kilometrin 37+500 e që ka rrezikuar jetën e shumë qytetarëve të pranishëm në trenin e linjës.

Ndërmarrja publike “Trainkos” kishte deklaruar se po ballafaqohen vazhdimisht me aktivitete të rrezikshme.

“Ky akt i dhunshëm është një dëshmi e qartë se ne, si ndërmarrje dhe si qytetarë që përdorim këtë transport, jemi në rrezik”, thuhej në reagimin e kësaj ndërmarrje. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ish-hetuesi policor në veri për sulmin në Ibër-Lepenc: Mister pse eksplozivi nuk u vendos në këmbë të urës, por në mes të saj

Ish-hetuesi policor në veri për sulmin në Ibër-Lepenc: Mister pse eksplozivi nuk u vendos në këmbë të urës, por në mes të saj

Lajme
Vdes gazetari Zijadin Gashi

Vdes gazetari Zijadin Gashi

Lajme
Diabeti, përdorimi i Ozempikut për dobësim dhe problemet me gjëndra tiroide - flet endokrinologu Agron Spahina në podcastin “Shëndeti në rend të parë”

Diabeti, përdorimi i Ozempikut për dobësim dhe problemet me gjëndra tiroide - flet endokrinologu Agron Spahina në podcastin “Shëndeti në rend të parë”

Shëndetësi
Çka thuhet në letrën e Hashim Thaçit për FSK-në në veri?

Çka thuhet në letrën e Hashim Thaçit për FSK-në në veri?

Lajme
Ushtari malazez fotografohet duke bërë shqiponjën, shkakton reagime në Mal të Zi

Ushtari malazez fotografohet duke bërë shqiponjën, shkakton reagime në Mal të Zi

Lajme
Kur rekomandohet largimi i krenikëve te fëmijët? Doktor Limani tregon indikacionet

Kur rekomandohet largimi i krenikëve te fëmijët? Doktor Limani tregon indikacionet

Shëndetësi
Kalo në kategori