LAJMI I FUNDIT:

​Inaugurohet Parku për Inovacion dhe Trajnim në Prizren

​Inaugurohet Parku për Inovacion dhe Trajnim në Prizren

Sot, kryeministri në detyrë Albin Kurti, i shoqëruar nga ministrja në detyrë e Arsimit, Hykmete Bajrami, ministrja në detyrë e Ekonomisë, Rozeta Hajdari si dhe zëvëndësministri i Financave dhe Transfereve, Ilir Aliu do të marrin pjesë në inaugurimin e Parkut për Inovacion dhe Trajnim në Prizren.

Ditë më parë, qeveria mori vendim që sipërfaqja prej 40 hektarësh, ku dikur ishin kazermat e KFOR-it gjerman, tani t’i kalojë në shfrytëzim shoqatës “ITP Prizren”, e cila do ta zhvillojë Parkun gjermano-kosovar të Trajnimit dhe Inovacionit.


Parku do të punojë për zhvillimin ekonomik, ndërmarrësinë, arsimin dhe hulumtimin.

Vëmendje e veçantë do t’u kushtohet shkencave të aplikuara, teknologjisë, bujqësisë, mjedisit, krijimtarisë e kulturës.

Shoqatën “ITP Prizren” do ta bashkëdrejtojnë përfaqësuesit e Qeverisë së Kosovës dhe të ambasadës gjermane në vend.

Pas inaugurimit të Parkut për Inovacion dhe Trajnim, Kurti i cili do të shoqërohet edhe nga kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, do të vizitojë edhe biznese lokale në këtë zonë. /KP/Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project

Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project

My Skin Project
50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe

50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe

Frigo Deluxe
Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Foleja
Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Pixels
Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?

Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?

Ekonomi
Nisin punimet për ndërtimin e Unazës Qendrore të Prishtinës, kostoja e projektit 3.3 milionë euro

Nisin punimet për ndërtimin e Unazës Qendrore të Prishtinës, kostoja e projektit 3.3 milionë euro

Ekonomi
Kalo në kategori