LAJMI I FUNDIT:

Inaugurohen kryetari dhe asambleistët e rinj të Deçanit (Video)

Inaugurohen kryetari dhe asambleistët e rinj të Deçanit (Video)

Bashkim Ramosaj është betuar sot se do të punojë me nder, me ndërgjegje e në pajtim me ligjin gjatë kohës sa do të jetë në krye të Komunës së Deçanit.

“Unë Bashkim Ramosaj, betohem se do t’i kryej detyrat e mia dhe do t’i ushtrojë kompetencat si kryetar i komunës se Deçanit me nder, besnikëri, në mënyrë të paanshme, me ndërgjegje dhe pajtim me ligjin. Në mënyrë që të siguroj kushtet për një jetë të qetë për të gjithë. Betohem”, u betua Ramosaj.


Gjatë mandatit 4-vjeçar, Ramosaj tha se fokus të veçantë në planin qeverisës do ta ketë zhvillimin ekonomik, arsimin, shëndetësinë dhe infrastrukturën.

Në seancën inauguruese betimin e dhanë edhe këshilltarët e rinj komunalë.

“Betohem se do t’i kryej me nder, me besnikëri, pa anime e me ndërgjegje dhe sipas ligjit do t’i ushtrojë autorizimet e mia, si anëtar i Kuvendit të Komunës së Deçanit, në mënyrë që të sigurojmë kushte për jetë të qetë për të gjithë”, u betuan asamblistët.

Seancën solemne e udhëhoqi këshilltari më i vjetër, Haki Shehu. Pas betimit dhe një pauze u votua për kryesuesin e ri Asamblesë. Haki Shehu ishte kandidati i vetëm që u propozua nga AAK-ja dhe ai u zgjodh kryetar i Kuvendit Komunal.

Bashkim Ramosaj fitoi pa balotazh në zgjedhjet lokale të 22 tetorit. Nga 27 ulëse në Asamblenë Komunale, AAK-ja ka fituar 16, LDK-ja 5, dhe PDK e LVV nga dy.

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti fton në takim liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë

Kurti fton në takim liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë

Lajme
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Lajme
Gruan në Shqipëri, të dashurën në Greqi! Roan Brahimi u ekzekutua në Athinë sapo u kthye nga Dubai

Gruan në Shqipëri, të dashurën në Greqi! Roan Brahimi u ekzekutua në Athinë sapo u kthye nga Dubai

Lajme
Opozita dhe analistët besojnë që Kurti do ta dërgojë Asociacionin në Kushtetuese

Opozita dhe analistët besojnë që Kurti do ta dërgojë Asociacionin në Kushtetuese

Lajme
Rohde: Gjermania do të katërfishojë numrin e ushtarëve në Kosovë

Rohde: Gjermania do të katërfishojë numrin e ushtarëve në Kosovë

Siguri
“Ka pas kopjim të madh”, kandidati tregon për parregullsitë gjatë testimit në konkursin për gradimin e policëve

“Ka pas kopjim të madh”, kandidati tregon për parregullsitë gjatë testimit në konkursin për gradimin e policëve

Lajme
Kalo në kategori