Ushtruesi i detyrës së ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, ka deklaruar se ndryshimi i Ligjit për Automjete që lejon importimin e veturave më të vjetra se sa dhjetë vite, nuk duhet të ndodhë, pasi që do të ishte në dëm të qytetarëve të Kosovës.
Iniciativa e deputetit të PDK-së, Mërgim Lushtaku, për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Automjete, konkretisht ndryshimit të nenit 44, që mos të jetë kriter çështja e vjetërsisë për regjistrim të automjetit, ka kaluar në lexim të parë, por kundër ndryshimit të ligjit po del të jetë edhe ushtruesi i detyrës së ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi.
“Angazhimi ynë i përditshëm është që ky ligj të mbetet në fuqi. Ne nuk duam që në Kosovë të importohen makina të vjetra sepse është konstatuar se makinat hyjnë në mesin e ndotësve kryesor të ajrit. Ne po hyjmë tash në sezonin e dimrit, kemi edhe task forcën për ajrin. Ajrin, mjedisin, ambientin e kemi vendos në prioritet shtetëror, prandaj një vendim i propozuar nga kushdo qoftë që largon vjetërsinë si kriter për zhdoganim të automjeteve nuk do të jetë i mirë, dhe do të jetë në dëmë të qytetarëve të Republikës së Kosovës”, tha ai.
Për Udhëzimin Administrativ ku parashihet ndëshkimi për ata që hedhin mbeturina në vendet publike, Matoshi tha se nuk ka qenë i paraparë me axhendë legjislative por që tani e kanë dërguar kërkesën në Qeveri në mënyrë që të hyjë në axhendë.
Ai tha se gjatë javës së ardhshme udhëzimi do të jetë gati për nënshkrim.
“Ky Udhëzim Administrativ nuk ka qenë i paraparë me agjendën legjislative dhe tanimë e kemi dërgu kërkesën edhe në Qeveri që ta kemi në agjendën legjislative, do ta marrim aprovimin e shpejtë. Gjatë javës që po hyjmë do të jetë gjithçka gati, udhëzimi do të jetë i gatshëm për nënshkrim. Pas kësaj, shtatë ditë ne do t’i përdorim për promovimin e tij dhe pas shtatë ditëve do të jetë në fuqi ligji dhe besoj se do gjejë zbatim edhe nga komunat edhe nga ministria edhe nga të gjithë”, tha ai.
Ndërsa, për krijimin e Policisë Mjedisore, Matoshi tha se deri në fund të këtij viti do të jetë pjesë e Policisë së Kosovës. Ai përmendi edhe takimin që kishte me ministrin e Punëve, të Brendshme, Bejtush Gashin për këtë çështje.
“Në këtë takim ne e kemi marrë aprovimin e ministrit Gashi që në kuadër të Policisë së Kosovës të ketë njësi të Policisë Mjedisore, dhe për këtë qëllim me kemi formuluar grupet, psh në Ministrinë e Mjedisit është një grup prej shtatë personave që punon, njëkohësisht edhe Ministria e Punëve të Brendshme themeloi grupin e saj dhe tani më të dyja grupet do të punojnë bashkërisht për me i gjetë modalitetet për me i përshtatë detyrat, anën legjislative dhe të gjitha veprimet e nevojshme në mënyrë që deri në përfundim të këtij viti ne ta kemi Policinë Mjedisore”, tha ai.
Ndryshe, kundër ndryshimit të ligjit për automjete kishte dal edhe ish-ministrja e mjedisit, tani këshilltare e kryeministrit Ramush Haradinaj, Albena Reshitja. /KP /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga 26 Qershori, PrishtinaTicket shton dhe një destinacion të ri!
Shijo detin e krejt stinëve në “Holiday In 2”
Nga pushimet e punëtorëve e deri tek menaxhimi i inventarit - përmes AveHR mund t’i digjitalizoni Burimet Njerëzore
Saktësi, efikasitet dhe rehati - Ultratingulli revolucionar SonoMax 9
Nagip Krasniqi shkarkohet nga pozita e kryeshefit të KEK-ut
Mesazhet iraniane ulën çmimet e naftës në tregun botëror
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën