LAJMI I FUNDIT:

Impala përpiqet të notojë për t’i ikur krokodilit, para se një hipopotam të sulmojë zvarranikun e uritur

Impala përpiqet të notojë për t’i ikur krokodilit, para se një hipopotam të sulmojë zvarranikun e uritur

Një përpjekje e dëshpëruar e impalës për të shpëtuar nga nofullat e një krokodili ishte e destinuar për të dështuar – edhe pse një hipopotam tentoi me gjasë të shpëtonte impalën.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për skenat dramatike të regjistruara në Parkun Kombëtar Kruger të Afrikës së Jugut.


Udhëzuesi dhe prezantuesi i Safarit, James Hendry vërejti impalën, siç duket e plagosur, duke qëndruar në një ishull të vogël.

Dhe me gjasë ju deshën vetëm disa sekonda që impala të dallojë krokodilin që qëndronte afër.

Hendri jep një koment, duke thënë: “Nuk ka gjasa që krokodili të jetë në gjendje të rrëmbejë impalan në tokë, por ai do të mund ta kapte atë nëse vinte mbi tokë dhe e ndiqte në ujë”.

Pikërisht në të vërtetë, krokodili fillon të ngjitet në ishull dhe impala tenton arratisjen. /Telegrafi/