LAJMI I FUNDIT:

Imitimi i veturës që është përdorur në film, del në shitje me çmim shumë të lartë (Foto)

Imitimi i veturës që është përdorur në film, del në shitje me çmim shumë të lartë (Foto)

Në filmin Need For Speed, që është lansuar gjatë vitit 2014, ka rënë në sy një makinë nga GTA Spano.

Ekzemplari i vetëm që është krijuar vetëm për nevojat skenike dhe nuk ka dalë ndonjëherë në publik, është imituar në përmasa të njëjta, transmeton Telegrafi.


Në trupin e Infiniti Q37, janë bërë modeifikimet e nevojshme dhe përfshirë edhe ndërrimin e dritareve, si dhe vendosjen e dyerve nga modeli G37, që të ngjajë sa më shumë me GTA.

Mirëpo, për të pasur këtë model të përpunuar që po shitet përmes internetit, duhet të paguhet 95 mijë dollarë. /Telegrafi/