LAJMI I FUNDIT:

Imeraj: Vendimi i Qeverisë për Manastirin, ditë e zezë për Kosovën

Imeraj: Vendimi i Qeverisë për Manastirin, ditë e zezë për Kosovën

Qeveria e Kosovës ka vendosur të zbatohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese lidhur me dhënien e pronave prej 24 hektarësh Manastirit të Deçanit.

Kryetari i Lidhjes së Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” të degës së Deçanit, Shkodran Imeraj, ka reaguar ashpër në lidhje me këtë vendim, duke e cilësuar si një ditë të zezë për Kosovën.


“Është një ditë zie për Kosovën, për faktin se baza e këtij vendimi që Agjencioni Kadatsral i ka bart pronat e Manastirit. E kemi parë si vendim që ka sulmuar rëndë rendin Kushtetues juridik të Kosovë për faktin se baza e akt-gjykimeve të dhomë së posaçme të Gjykatës Supreme të cilat i ka cilësuar si raste të gjykuara përfundimtar Gjykata Kushtetuese bazën e tyre e kanë  në vendime të kohës së masave të dhunshme”, ka deklaruar ai në emisionin Debat Plus.

Ai gjithashtu ka akuzuar Agjencionin Kadastral për gabim trashanik në bartjen e pronave, duke thënë se pronat në qendër të Deçanit janë përfshirë në këtë proces.

“Për hir të opinionit unë dua të sqaroj se në bartjen e pronave që i ka bërë Agjencioni Kadastral Manastirit të Deçanit i ka bart edhe pronat në Qendër të Decanit respektivisht pjesën ku ka qenë biblioteka, hoteli dhe ku ndodhet sot shtatorja e Sali Çekajt”.

“Pra ka ra ai neni i cili ka qenë i listuar në akt-gjykimin e Gjykatës Kushteuese se me demek Manastirit i Deçanit ka hequr dorë nga pronësia e pronave në qendër të Decanit në këmbim të këtyre dy pronave që janë në afërsi të Manastiri të Decanit. Pra Agjencioni Kadastral i Kosovës ka bërë një gabim trashanik sepse nuk është dashur të zbatohet një vendim  i tillë kur dihet që baza e këtyre vendimeve ka qenë në vendimet e kohës së Milloshoviqit”, ka deklaruar ai.

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Drejtësi
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Kalo në kategori