LAJMI I FUNDIT:

Imeraj: Kisha në kampusin e UP-së duhet të zhvendoset

Imeraj: Kisha në kampusin e UP-së duhet të zhvendoset

Historiani kosovar Shkodran Imeraj përmes një reagimi për media thotë se pretendimet e drejtuesve të Kishës Ortodokse në Kosovë dhe qëndrimi politik i zëvendëskryeministrit të Kosovës, Branimir Stojanoviq, në lidhje me zhvillimet e fundit rreth kishës në kampusin e Universitetit të Prishtinës, janë të papranueshme dhe provokime të hapura ndaj stabilitetit shoqëror dhe politik në Kosovë.

“I rikujtojmë të dy palëve fetare dhe politike serbe në Kosovë se ky objekt është ndërtuar në kundërshtim me planet urbanistike të Prishtinës dhe në periudhën e viteve 90-ta të shekullit të kaluar, kur në Kosovë çdo mekanizëm politik drejtohej e udhëhiqej nga politika shoviniste e Beogradit”, thuhet në reagimin e Imerajt.


Prandaj, sipas Imerajt, si e tillë, kisha në kampusin e UP-së duhet të zhvendoset nga aty, sepse në asnjë vend të botës në hapësirat universitare laike nuk hasim objekte kulti.

“Çështja në fjalë nuk duhet të politizohet nga qarqe të caktuara dhe të instrumentalizuara serbe, sepse në Kosovë në fund të fundit nuk pranohet privilegjimi i një komuniteti të caktuar fetar, siç është komuniteti fetar ortodoks serb, i cili në vazhdimësi është treguar jo konstruktiv dhe jo realist në pikëpamje të zhvillimeve politike që kanë ndodhur në Kosovë gjatë viteve 90-ta të shekullit XX. Komuniteti në fjalë duhet të zhvishet nga petku i politikës ditore dhe t’i shërbejë paqes dhe stabilitetit të përgjithshëm në Kosovë”, thuhet në fund të reagimit të Imerajt.

Në trend Lajme

Më shumë
Profesori shqiptar nga Londra: Në Britani të Madhe i gjithë spektri politik është pro Kosovës

Profesori shqiptar nga Londra: Në Britani të Madhe i gjithë spektri politik është pro Kosovës

Lajme
Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Lajme
Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Në automjetin me targa të Serbisë, policia konfiskoi 390 kg duhan kontrabandë në Gjilan

Në automjetin me targa të Serbisë, policia konfiskoi 390 kg duhan kontrabandë në Gjilan

Lajme
Deputeti i LVV-së akuzon opozitën, Basha: Po i shtrembëron raportet ndërkombëtare për Kosovën

Deputeti i LVV-së akuzon opozitën, Basha: Po i shtrembëron raportet ndërkombëtare për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori