LAJMI I FUNDIT:

Imazhi që i ndryshoi jetën 74 vjeçares së varfër (Foto)

Imazhi që i ndryshoi jetën 74 vjeçares së varfër (Foto)

E tërë historia e këtij tregimi të bukur nisi në verën e vitit 2011, në Hoi An të Vietnamit, kur fotografi francez Rehahn, qëndroi si turist në këtë vend dhe takoi Bui Thi Xong, një grua vietnameze 74-vjeçe.

Kjo grua e vjetër, as në ëndrrat më të bukura nuk do të mund të imagjinonte se shumë shpejt ajo do të bëhej figura ikonike e Vietnamit dhe atë, vetëm për shkak të një portreti të saj, të cilin e kishte realizuar fotografi francez.


Gruaja me varkën e saj të vjetër i kishte ofruar transport fotografit francez, ndërsa kur ai kishte tentuar të fotografonte atë, reflekset e një gruaje të turpshme kishin bërë që ajo të mbulonte fytyrën me duar.

Kështu dhe lindi kjo fotografie famshme, me të cilën Rehahn ilustroi librin e tij, “Vietnami, mozaiku i kontrasteve”, sepse dëshironte të prezantonte kënaqësinë e jetës në këtë vend, përkundër moshës së vjetër dhe varfërisë.

Fotografi francez, i cili tash jeton në Vietnam, i kishte premtuar zonjës së vjetër që, nëse libri i tij do të kishte sukses, ai do t’i blinte asaj një varkë të re, sepse varka e vjetër që ajo kishte i frikësonte turistët.

Pas 6 muajsh, libri pati sukses të madh. Bota njohu bukurinë e fshehur prapa fotografisë, ndërsa zonja Xong u ftua në shumë programe televizive dhe shumë shpejt u shndërrua në femrën më të popullarizuar të vendit, transmeton noa.

Tani ajo ka varkën e re, që ia bleu Rehahn, e cila i siguron më shumë turistë, e njëkohësisht, dhe më shumë të ardhura. Ditë më parë ndërkaq, ne ua kemi prezantuar një foto-galeri nga libri, “Vietnami, mozaiku i kontrasteve”, të realizuar nga Rehahn.

Në trend Botë

Më shumë
Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?

Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?

Evropa
“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe

“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe

Serbia
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
Izraeli kryen sulm ajror në Bregun Perëndimor, të paktën një i vdekur

Izraeli kryen sulm ajror në Bregun Perëndimor, të paktën një i vdekur

Azia
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerika
Hungaria vendos veto ndaj rezolutës së KiE - nuk mbështetet formula e paqes e Ukrainës

Hungaria vendos veto ndaj rezolutës së KiE - nuk mbështetet formula e paqes e Ukrainës

Evropa
Kalo në kategori