LAJMI I FUNDIT:

Imazhi që mendohej se e tregonte Alfa Romeo GTV, ishte realizuar nga një student dizajni (Foto)

Imazhi që mendohej se e tregonte Alfa Romeo GTV, ishte realizuar nga një student dizajni (Foto)

Lajmi që tregonte se ishin imazhet e rrjedhura, nuk e tregonin Alfa Romeo GTV

Ditë më parë, mediat që merren me automobilizëm, e kanë shpërndarë lajmin, se gjatë një aktiviteti privat, ka rrjedhur imazhi që e shfaqë një pjesë të modelit GTV, transmeton Telegrafi.

Meqenëse nuk ka asnjë pamje rreth kësaj makinë të re, atëherë të gjithë kanë besuar se po e shohnin modelin e ri.

Mirëpo, për këtë ka reaguar Michele Leonellon, ish-dizajner në Alfa Romeo dhe tani ligjërues në një shkollë dizajni në Milano të Italisë.

Gjithçka ishte realizuar nga një student dizajni, gjatë ushtrimeve për të krijuar eksteiern e një vetura, që rastisi të jetë pikërisht Alfa Romeo.

Ngjashmëria që kishte me modelin GTV, i cili u promovua se do të prezantohet së fundmi, ka bërë që të mendohet se po tregohet pikërisht kjo veturë. /Telegrafi/