Imazhet më romantike: Afërdita Dreshaj publikon fotografitë e propozimit për fejesë nga i dashuri i saj (Foto)

Këngëtarja dhe modelja e njohur Afërdita Dreshaj bëri të ditur së fundmi, se i ka thënë "Po" hokeistin çek, Jakub Kindl, i cili e propozoi për fejesë.
Ai i ka propozuar modeles Dreshaj në majë të hotelit "Fours Sesons", në Pragë të Çekisë, qyteti prej nga e ka edhe prejardhjen Kindl.
Ndërkohë, Afërdita e bëri të ditur përmes rrjeteve sociale, se i tha "Po" të fejuarit, ndërsa së fundmi ka publikuar disa imazhe tejet të veçanta nga propozimi për fejesë.
Jakub duket të jetë treguar shumë i kujdesshëm, dhe i ka propozuar asaj mes një ambienti tejet intim, të shoqëruar me qirinj të ndezur dhe lule dekorative.
Pas pranimit, çifti kanë festuar me nga një gotë shampanjë fejesën e tyre.
"Nata e kaluar ishte aq magjike, njeriu i ëndrrave të mia, dashuria e jetës sime më kërkoi të martohesha me të ! Mezi pres që të kaloj pjesën tjetër të jetës sime me ty... Gjithmonë mbreti im! 2017/12/21" (sic.), ka shkruar Dreshaj, teksa ka ndarë me fansat imazhet romantike të fejesës së saj. /Telegrafi/













































