LAJMI I FUNDIT:

Imazhet që po bëjnë xhiron e botës: Motra e Kim Jong-un shtrëngon duart me presidentin e Koresë së Jugut, pranë tyre ishte ulur zëvendëspresidenti amerikan Mike Pence (Foto)

Imazhet që po bëjnë xhiron e botës: Motra e Kim Jong-un shtrëngon duart me presidentin e Koresë së Jugut, pranë tyre ishte ulur zëvendëspresidenti amerikan Mike Pence (Foto)

Presidenti i Koresë së Jugut, Moon Jae-in është takuar sot shkurtimisht me motrën e liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong-un, Kim Yo-jong, gjatë ceremonisë së hapjes së lojërave olimpike dimërore në Pyeongchang.

Takimi i Jae-in me delegacionin e Koresë së Veriut që kanë arritur në Pyeongchang, është shtyrë për të shtunën, transmeton Telegrafi.


Siç raporton AP, delegacioni i Koresë së Veriut i udhëhequr nga Kim Yo-jong që ka udhëtuar në Pyeongchang, kurse motra e liderit të Koresë së Veriut është anëtarja e parë e kësaj familje që po viziton Korenë e Jugut që nga përfundimi i luftës së Koresë (1950-1953).

Ajo ka udhëtuar në Korenë e Jugut me aeroplan privat të vëllait të saj, së bashku me Kryetarin e Këshillit të Koresë së Veriut, Kim Jong-nam, 90-vjeç.

Me të arritur në Korenë e Jugut, Kim Yo-jong kishte veshur në pallto të zezë si dhe valixhen me të njëjtën ngjyrë, dhe vetë prezenca e saj kishte zgjuar interesim të madh të fotoreporterëve.

Duke u përshëndetur me zyrtarët shtetëror të Koresë së Veriut në mesin e të cilëve ishte edhe ministri i Unifikimit, Cho Myong-jon, ajo i dhuroi një buzëqeshje kameramanëve dhe fotoreporterëve.

Por fokus të veçantë ka pasur edhe zëvendëspresidenti amerikan Mike Pence, i cili ishte ulur shumë afër delegacionit të Koresë së Veriut, se bashku me kryeministrin japonez Shinzo Abe. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
“Hakmarrja” e Izraelit ndaj Iranit – të gjitha zhvillimet, minutë pas minute

“Hakmarrja” e Izraelit ndaj Iranit – të gjitha zhvillimet, minutë pas minute

Botë
Ministri ekstremist izraelit e përshkruan me një fjalë sulmin e Izraelit ndaj Iranit

Ministri ekstremist izraelit e përshkruan me një fjalë sulmin e Izraelit ndaj Iranit

Botë
Izraeli sulmon Iranin me raketa

Izraeli sulmon Iranin me raketa

Azia
Rreziku për luftë gjithëpërfshirëse në Lindjen e Mesme më i madh se kurrë, paralajmëron mediumi britanik

Rreziku për luftë gjithëpërfshirëse në Lindjen e Mesme më i madh se kurrë, paralajmëron mediumi britanik

Botë
Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Evropa
Pamjet e para nga sulmi izraelit drejt Iranit

Pamjet e para nga sulmi izraelit drejt Iranit

Azia
Kalo në kategori