LAJMI I FUNDIT:

Imazhet e reja të Samsung Galaxy S21 – telefon me performancë më të mirë dhe bateri më të madhe

Imazhet e reja të Samsung Galaxy S21 – telefon me performancë më të mirë dhe bateri më të madhe

Nëse thashethemet duhet të besohen, Samsung Galaxy S21 (i njohur edhe si Galaxy S30) mund të jetë me ne që në janar – kështu që mbase nuk është për t’u habitur që rrjedhjet vazhdojnë të dalin  për telefonin e ardhshëm të Samsung-ut.

Tashmë ne kemi disa imazhe të telefonit të ardhshëm nga gjiganti korean të Samsung Galaxy S21 dhe S21 Plus.


Këto foton përputhen me modelin që kemi parë tashmë në rrjedhjet për modelet standarde S21 dhe S21 Ultra, transmeton Telegrafi.

Ndërkohë, analisti i industrisë Ross Young ka shënuar në Twitter për opsionet e ngjyrave për telefonat e rinj: gri, rozë, vjollcë dhe të bardhë për S21 standard, e zezë dhe argjend për S21 Plus, dhe e zezë, argjend dhe vjollcë për S21 Ultra.

Vjollca duket se është shtesa kryesore nga ngjyrat që ishin në dispozicion në telefonat Samsung Galaxy S20.

Përveç ndryshimeve estetike, Samsung Galaxy S21 duhet të vijë me shpejtësinë e zakonshme dhe rritjen e performancës që ne shohim nga viti në vit nga telefonat inteligjentë më të mirë – dhe Qualcomm pritet të zbulojë një procesor të ri në dhjetor.

Duket se këta telefona të rinj do të vijnë me bateri më të madhe. Viti i ardhshëm duket se do të jetë një vit tjetër i madh për lansimin e telefonave – ndoshta edhe më i madh se 2020. /Telegrafi/