Një cigare antistres për Arbanën.
I ka ecur më së miri prezantimi i spektaklit ‘Super Model of the World’ Arbanës, në fakt ashtu si çdo gjë tjetër merr përsipër të bëjë.
Një spektakël i vërtetë plot ngjyra dhe emocion.
Por ka edhe Arbana momentet e veta të sikletshme apo të stresit të punës të cilat i kalon si në këtë foto të realizuar nga paparaci ynë….duke tymosur një cigare. E pi atë në qetësi dhe pa folur, thjesht duke vëzhguar ambientin dhe duke pritur momentin që duhet të futet në skenë. Përsa i takon look-ut të saj, ka qenë vërtet elegant. Një fustan fin i zi, sigurisht i shoqëruar nga aksesorë të shndrritshëm.
Eranda: Rezi, nuk të tradhtoj kurrë!
Gjithmonë e kemi parë të veshur me mjaft shije duke disponuar një garderobë shumë të pasur dhe një finesë që e karakterizon sa herë që del në skenë. Dhe Eranda e ka një sekret. Ajo që kujdeset gjithmonë për veshjet e këngëtares është stilistja e mirënjohur Rezarta Skifteri, në atelienë e së cilës shkon prej vitesh. Jo vetëm një stiliste, por edhe një konsulente e përhershme e Erandës, sa herë kësaj të fundit i duhet të marrë pjesë në ndonjë festival, koncert aktivitet artistik apo edhe ndonjë festë familjare apo private qoftë kjo.
Turpërohet Rovena
Çfarë të jetë vallë ajo që po sheh Rovena në këto momente që e ka habitur aq shumë sa në mes të gjithë të pranishmëve ka mbuluar fytyrën me duar? Me siguri diçka nga modelet që kalonin në pasarele por këtë nuk mundëm ta zbulojmë. Rovena atë që po shihte ia tha menjëherë Irmës që kishte pranë, madje duke i tërhequr vëmendjen. Më pas Rovena nuk e ka mbajtur dot të qeshurën dhe ka shpërthyer në gaz.
Motrat Libohova ndahen nga Rovena
Ja tek i shohim të ulura përkrah njëra-tjetrës tre emra të njohur të muzikës shqiptare, zëra që prej vitesh kanë fituar zemrat e mbarë publikut. Të ftuara në vendet VIP të spektaklit, motrat Libohoba si gjithmonë nuk ndahen duke shkuar në çdo aktivitet bashkë, vetëm se këtë herë në mes u është futur Rovena. Ndoshta ka qenë kjo zgjedhja e Rovenës që t’i ketë të dyja pranë, Erandën në të majtën ndërsa Irmën në të djathtën. Në krahasim me dy të tjerat Eranda është shfaqur më e heshtur.
Nevrikoset Ami…
Ka kaluar disa kohë që nuk shfaqen në publik bashkë për shkak të angazhimeve të shumta që kanë ku pjesën më të madhe të kohës, ua merr sigurisht agjencia. Dhe ja tek janë të ftuar tek ‘Super Model of the World’. Por mesa duket ka diçka që nuk shkon me Amin. Duket shumë e nevrikosur dhe për këtë nuk po bën dot gjë as Ermali që i qëndron afër e i flet. Nuk kalon shumë dhe mërzitja siç duket kalon edhe tek ky i fundit. Çfarë mund t’i ketë nervozuar të dy?…
Ledioni: Albana, ti vlen!
Një mik shumë mirë për Albanën tashmë dihet që është Ledioni. Djalit simpatik dhe mjaft ‘trandy’ i pëlqen që gjithmonë të japë komentin e tij ashtu si është, duke thënë gjithmonë të vërtetën në sy, së paku duke iu referuar miqve apo personat që e njohin nga afër. Një ndër prezantueset e tij të preferuara veç Arbanës, është edhe Albana Osmani, së fundmi nën drejtimin e emisionit më të fundit në ‘Top Channel’ me talente të reja që kanë dhunti për të bërë gjëra të çuditshme. Shiheni tek bisedon me të edhe në këtë imazh të fokusuar nga paparaci ynë. Padyshim teksa flet, Ledioni me vete mendon: Albana, ti vlen! /Gazeta Shqiptare(2008)/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Fansat e BBVA vërshojnë me reagime në Twitter, duke komentuar afërsinë e Loredanës me G Banin
Nëna 76 vjeçare e Elon Musk në pasarelat e modës, merr vëmendjen në sfilatën e “Juzui” gjatë Javës së Modës në New York
“Kosova ime evropiane, tri tubime madhështore për dy ditë dhe pa asnjë incident” – Vesa Luma krenohet me pluralizmin politik në Kosovë
Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi
Fansat e BBVA vërshojnë me reagime në Twitter, duke komentuar afërsinë e Loredanës me G Banin
"Ti të lodh trurin, a e ke vërejtur veten se sa shumë flet" - Gjesti lodhet nga Egli gjatë sfidës së Vëllait të Madh
Nëna 76 vjeçare e Elon Musk në pasarelat e modës, merr vëmendjen në sfilatën e "Juzui" gjatë Javës së Modës në New York
"Kosova ime evropiane, tri tubime madhështore për dy ditë dhe pa asnjë incident" - Vesa Luma krenohet me pluralizmin politik në Kosovë
Një serial i ri i Netflix me një titull të çuditshëm që tashmë ka bërë për vete kritikët: Është i bazuar në një rast real
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Në Spanjë e quajnë performancë mediokër referimin e Soto Grados - "ai shpiku një penallti"
Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi
KQZ tregon kur do të dihen rezultatet nga votat e diasporës
"Merrini izraelitët në Alaskë dhe Grenlandë", zyrtari saudit tallet me Trumpin dhe Netanyahun
Liqeni nëntokësor në Leskovik, Tare tregon çfarë bënë çekët për zbulimin e tij
Deco refuzoi rikthimin e ish-lojtarit të Barcelonës në formë huazimi