Disa imazhe satelitore thuhet se kanë zbuluar se ushtria izraelite ka nisur operacionet e saj tokësore në Gazën jugore.

Imazhet, të shkrepura nga Planet Labs PBC të dielën, tregojnë tanke izraelite dhe transportues të blinduar të personelit pak më pak se 3.7 milje (5.95 km) në veri të Khan Younis - një qytet i madh në jug, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.


lcimg fcbc9c57 3ed3 4bfa 90e8 83ae7d81ca68

Siç bëhet e ditur më tej, shumë prej atyre njerëzve që u larguan nga sulmi izraelit dhe fushata e sulmeve ajrore në zonat veriore si qyteti i Gazës tani janë strehuar në dhe rreth Khan Younis.

Atyre u ishte thënë fillimisht të shkonin të shkonin aty.

Dhe dislokimi izraelit tani është bërë pikërisht në perëndim të rrugës Salah al Din, një korridor kryesor veri-jug nga i cili shumë veta iknin.

lcimg f621d371 001a 4f60 99a4 6f798bc7f505

Atje, siç thuhet më tej, ushtarët izraelitë kanë krijuar “gërmadha të mbushura me mbeturina” rreth disa prej pozicioneve të tyre, të cilat mund të përdoren për “mbulesë”, tha ai.

E luftimet janë raportuar tashmë në zonë, me banorët dhe gazetarët në terren duke thënë se ka pasur sulme ajrore intensive izraelite.

Ndërkohë Forcat Mbrojtëse të Izraelit u kërkuan njerëzve në gjashtë lagje në ose në afërsi të Khan Younis që të evakuoheshin. /Telegrafi/