LAJMI I FUNDIT:

Ilievski deri te Zaevi: Dhashtë Zoti të shihemi në gjyq por edhe në zgjedhje

Ilievski deri te Zaevi: Dhashtë Zoti të shihemi në gjyq por edhe në zgjedhje

Është mirë që para se të thotë çfarëdo Zoran Zaev, të shikohet në pasqyrë dhe të mendojë për gjithë atë të keqe që i ka bërë shtetit, madje do të ishte mirë që të fillojë të mendojë dhe të kujtojë mënyrën se si ai erdhi në pushtet, dhe se nga dita në ditë kokëulur e ka humbur edhe atë pak mbështetje që e ka pak, kështu ka shkruar anëtari i BK të OBRM-PDUKM në një status të tijin në FB, Bogdan Ilievski, i njohur me nofkën ‘Betmen’ dhe njëri nga organizatorët e protestave të dhunshme që rezultoi më 27 prill, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai argumenton se vetëm ata që kanë fitim të drejtpërdrejtë nga Zaev personalisht, aktrojnë se i besojnë.


“Të tjerët tashmë e dinë të gjithë të vërtetën. Ja këtu, përballë, para të gjithë nesh. Sonte në Qeveri, Bujar Osmani njoftoi se do të miratojë ligjin për gjuhët. Marrëveshja falimentuese me fqinjët e mbështetur me dy duart e nacionalistëve më të mëdha në Bullgari, e cila do të nënshkruhet nesër, është vetëm një episod që kemi folur edhe ne 60 ditë para dhe 15 ditë pas 27 prillit.

Për të gjitha paqartësit tjera, dhashtë Zoti, do të sqarohemi në gjykatë. Paj betohem në Zot se edhe në zgjedhje”, shkruan ndër të tjera Ilievski në Facebook. /Telegrafi/