LAJMI I FUNDIT:

Ilaçi kundër kancerit, i mundshëm brenda dy vitesh

Ilaçi kundër kancerit, i mundshëm brenda dy vitesh

Të sëmurët nga kanceri do të mund të shëroheshin me një injeksion, i cili përmban qeliza të forta imunitare të personave tjerë, kanë zbuluar shkencëtarët.

Të njëjtit shkencëtarë kanë paralajmëruar që, ilaçi revolucionar do të mund të ishte në dispozicion brenda dy viteve të ardhshme. Shkencëtarët amerikanë kanë marrë dritën e gjelbër për një lloj mjekimi të tillë. Në fakt, të sëmurëve do t’u japin “qeliza super të forta” të donatorëve që do të mbysin qelizat e kancerit.

Doktori Zheng Cui nga fakulteti i mjekësisë Wake Forest, ka dëshmuar në laboratorin e tij se, si qelizat imunitare të disa personave mund të jenë 50 herë më të efektshme në luftën kundër kancerit. Edhe më herët është dëshmuar që me qeliza imunitare të minjve ka qenë e mundur të shërohen minjtë të cilët kanë qenë të sëmurë nga tumori.


Puna e doktorit Cui dhe ekipit të tij paraqet mundësi për shfrytëzimin e qelizave imunitare, me emërtim granulocite, të cilat mbysin kancerin dhe i japin pacientëve mundësi të reja të luftimit të kësaj sëmundjeje të rëndë dhe gjasë për shërim të përhershëm. Drejtoria amerikane për ushqim dhe barëra i ka dhënë leje doktor Cuit që “granulocitet super të forta” t’i testojë në 22 pacientë.

“Shpresojmë që kjo do të bëhet ilaç. Hulumtimet tona të mëhershme në klinikë kanë qenë shumë të suksesshme”, ka thënë doktori Cui duke shtuar se, nëse kjo mënyrë e shërimit arrin efekt përgjysmë edhe te minjtë, gjysma e pacientëve do të fitojë rast të ri për jetë. Ata që nuk do të shërohen, do të fitojnë rastin për edhe disa vite jetë kualitative.

‘Teknologjia e cila na nevojitet veçse ekziston, andaj nëse kjo terapi dëshmohet e efektshme në njerëz, do të mund të fillojë shërimin pas dy vitesh”, ka thënë Cui.

Me të pajtohet edhe doktori Gribben nga qendra britanike për hulumtime eksperimentale të kancerit në spitalin St Bartholomeë të Londrës.

“Koncepti i shfrytëzimit të qelizave imunitare të cilat do të mbysnin qelizat e kancerit, për ne shkencëtarët është shumë joshës”, ka thënë Gribben.

Doktor Cui, i cili e ka paraqitur zbulimin e tij javë më parë, ka marrë granulocite nga 100 njerëz, prej të cilëve disa kanë lënguar nga kanceri. Ato qeliza imunitare që kanë qenë më të forta kanë vrarë madje 97 për qind të qelizave të kancerit brenda 24 orësh, derisa ato më të dobëtat kanë arritur të mbysin vetëm dy për qind të qelizave dashakeqe. Cui gjithashtu ka zbuluar se si aftësia e qelizave imunitare varet edhe nga mosha e donatorit por edhe të sëmurëve, e sa do të janë ato të efektshme, varet nga niveli i stresit tek pacientët e veçantë.

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori