LAJMI I FUNDIT:

IKSHPK: Katër persona të vdekur dhe 453 raste të reja me coronavirus në Kosovë

IKSHPK: Katër persona të vdekur dhe 453 raste të reja me coronavirus në Kosovë

Në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar edhe katër të vdekur dhe 453 raste të reja me COVID-19, nga 3,680 teste të kryera.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK, njofton se gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 3,680 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 453 raste pozitive.


“Brenda 24 orëve janë raportuar 4 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 3 raste (83, 76, 70 vjeç), Skenderaj 1 rast (58 vjeç)”, njofton IKSHPK, pëcjell Telegrafi.

Numri total i rasteve pozitive është 69,230 raste nga 307,332 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1,599 raste të vdekjes.

Sipas IKSHPK, gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 206 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 59,849 raste, kurse numri i rasteve aktive është 7,782.

“Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 185 raste, Pejë 39 raste, Prizren 27 raste, Gjakovë 22 raste, Podujevë 22 raste, Gjilan 21 raste, Fushë-Kosovë 17 raste, Mitrovicë 17 raste, Kamenicë 14 raste, Rahovec 13 raste, Vushtrri 12 raste, Klinë 9 raste, Lipjan 9 raste, Ferizaj 7 raste, Drenas 6 raste, Suharekë 6 raste, Deçan 4 raste, Istog 4 raste, Kaçanik 4 raste, Viti 4 raste, Malishevë 3 raste, Obiliq 3 raste, Shtime 2 raste dhe me nga një rast komunat Dragash, Kllokot dhe Skenderaj”, thuhet në njoftim./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Lajme
Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Siguri
Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Lajme
Policia kërkon ndihmë për identifikim e dy të dyshuarve për

Policia kërkon ndihmë për identifikim e dy të dyshuarve për "shpërdorim të pasurisë së huaj"

Kronika e Zezë
Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kalo në kategori