LAJMI I FUNDIT:

IKD thirrje partive politike: Përmbahuni nga gjuha kërcënuese, kjo cenon parimet e demokracisë

IKD thirrje partive politike: Përmbahuni nga gjuha kërcënuese, kjo cenon parimet e demokracisë

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), ka reaguar ndaj gjuhës kërcënuese të përfaqësuesve të partive politike ndaj krerëve të institucioneve kushtetuese, duke e vlerësuar si të papranueshme dhe dënueshme.

“Partitë politike përmes përkushtimit të tyre duhet të dëshmojnë se kanë për qëllim respektimin e sundimit të ligjit, duke zbatuar vendimet e instancave gjyqësore dhe institucioneve tjera respektove dhe jo duke kërcënuar krerët e tyre me fjalor të papranueshëm. IKD ua rikujton përfaqësuesve dhe partive politike se kushdo që ka pakënaqësi me vendimet e institucioneve kushtetuese dhe ligjore, ato mund t’i shprehim vetëm përmes rrugëve kushtetuese dhe ligjore, duke shfrytëzuar mjetet juridike”, thuhet në reagimin e IKD-së.


Më tej në reagim thuhet se në këtë fazë të ndjeshme nëpër të cilën po kalon vendi në përballje me pandeminë COVID-19 si dhe me sfidat në organizimin e procesit të zgjedhjeve të parakohshme, IKD kërkon nga partitë politike që të përmbahen nga gjuha joadekuate, aq ma tepër nga gjuha kërcënuese.

“Gjuha e tillë është e papranueshme dhe cenon parimet e demokracisë në vend.

IKD vazhdimisht ka theksuar se në Kosovë, kemi institucione me integritet të kontestuar, por kjo assesi nuk nënkupton se vendimet e tyre nuk duhet të respektohen. Përkundrazi, vendimet duhet të zbatohen me përpikëri, ndërsa rruga për t’i kontestuar ato mbetet vetëm rruga kushtetuese dhe ligjore”, thuhet në reagim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori