LAJMI I FUNDIT:

IKD kritikon qasjen në menaxhimin e pandemisë: Qeveria Hoti në kundërshtim me Kushtetutën vazhdon miratimin e vendimeve 

IKD kritikon qasjen në menaxhimin e pandemisë: Qeveria Hoti në kundërshtim me Kushtetutën vazhdon miratimin e vendimeve 

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka shprehur zhgënjim lidhur me qasjen e institucioneve për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19.

IKD thekson se që nga shpallja e kësaj pandemie nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, institucionet në Kosovë kanë dështuar në miratimin e kornizës ligjore adekuate, duke ndikuar që menaxhimi i kësaj pandemie të bëhet duke shkelur vazhdimisht dispozitat e Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe duke cenuar rëndë të drejtat dhe liritë e njeriut në Kosovë.


Instituti i Kosovës për Drejtësi thekson se vazhdimisht ka alarmuar ish-Qeverinë Kurti, për shkeljet kushtetuese të vendimeve të domosdoshme anti-COVID-19, të cilat shkelje ishin vërtetuar edhe nga Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës.

Fatkeqësisht, sipas IKD-së edhe qeveria Hoti ka vazhduar avazin e vjetër, duke injoruar vendimet e Gjykatës Kushtetuese të cilat janë të obligueshme për tu zbatuar nga të gjitha institucionet publike dhe qytetarët e Kosovës.

“Qeveria Hoti në kundërshtim me Kushtetutë, praktikën e ndërtuar nga Gjykata Kushtetuese ka vazhduar në miratimin e vendimeve lidhur me masat për parandalimin dhe luftimin e COVID-19”.

IKD thekson Qeveria Hoti nuk e ka proceduar në Kuvend Ligjin për Luftimin dhe Parandalimin e COVID-19, apo ndryshimin e ndonjë ligji për këtë qëllim, si dhe as Kuvendi i Republikës së Kosovës nuk ka miratuar një ligj të tillë.

“Me këtë qasje, Qeveria Hoti dhe Kuvendi i Republikës së Kosovës janë duke shkelur vazhdimisht Kushtetutën si dhe nuk janë duke respektuar kërkesat e aktgjykimeve të Gjykatës Kushtetuese. Për më tepër, një qasje e tillë paraqet edhe mos zbatim të detyrimeve pozitive të institucioneve në drejtim të mbrojtjes së të drejtës në jetë të qytetarëve të Republikës së Kosovës, si dhe paraqet vështirësi në menaxhimin e pandemisë”, thuhet në reagim.

Sipas Institutit të Kosovës për Drejtësi, polarizimi i skenës politike në Republikën e Kosovës ka shkuar deri në atë nivel sa nuk ka konsensus as për tema të një rëndësi të veçantë, siç  është pandemia COVID-19, përkatësisht shëndeti dhe jeta e qytetarëve të Republikës së Kosovës.

“Në këtë drejtim, me qëllim të zhvillimit efikas dhe efektiv të luftës kundër COVID-19, dhe që kjo luftë të jetë në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, IKD bënë përsëri thirrje që Qeveria Hoti të propozojë, dhe Kuvendi i Republikës së Kosovës të miratojë Ligjin për Parandalimin dhe Luftimin e pandemisë COVID-19. Për më tepër, IKD i rikujton Qeverisë dhe Kuvendit të Republikës së Kosovës detyrimet e tyre pozitive për mbrojtje të së drejtës në jetë, për mos zbatim të së cilave detyrime, institucionet e Republikës së Kosovës në një rast ishin shpallur përgjegjës për shkelje të së drejtës në jetë”.

IKD thekson më tej, se krahas dëmeve në shëndetin publik dhe jetën e qytetarëve, pandemia COVID-19 po shkakton edhe dëme të mëdha ekonomike.

Lidhur me këtë pjesë, Qeveria e Republikës së Kosovës duhet urgjentisht që të zhvillojë një strategji nacionale, gjithëpërfshirëse dhe praktike për të rimëkëmbur ekonomike vendore. Në këtë drejtim, është shumë e rëndësishme që në këtë strategji të përfshihen edhe mekanizmat e kontrollit të zbatimit të së njëjtës, në mënyrë që e njëjta mos të mbetet një strategji në letër, por të maten vazhdimisht rezultatet praktike që krijon kjo strategji.

IKD fton qytetarët që të respektojnë masat që ndërlidhen me parandalimin e kësaj pandemie, duke përfshirë bartjen e maskave, respektimin e distancës sociale dhe mbajtjen e higjienës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Komiteti i KiE-së ia rrëzon amendamentet Serbisë që anëtarësimi i Kosovës të lidhet me Asociacionin

Komiteti i KiE-së ia rrëzon amendamentet Serbisë që anëtarësimi i Kosovës të lidhet me Asociacionin

Lajme
Specialja shenjëstron tre raste të reja - të përfshirë 30 persona, konfiskon mijëra euro, vetura e telefona

Specialja shenjëstron tre raste të reja - të përfshirë 30 persona, konfiskon mijëra euro, vetura e telefona

Drejtësi
“Pasnesër do t'i mbushte 43 vjet, ai që e deshi shumë ia mori jetën” – familjarja tregon për raportin që kishte me bashkëshortin e ndjera që u vra sot në Pejë

“Pasnesër do t'i mbushte 43 vjet, ai që e deshi shumë ia mori jetën” – familjarja tregon për raportin që kishte me bashkëshortin e ndjera që u vra sot në Pejë

Lajme
Benjamina Kariq: Për herë të parë, zyrtarisht vendosen lidhjet mes Sarajevës dhe Prishtinës

Benjamina Kariq: Për herë të parë, zyrtarisht vendosen lidhjet mes Sarajevës dhe Prishtinës

Politikë
Sondazhi i IRI: Kosova e sheh Serbinë si kërcënim, ndërsa Serbia i konsideron SHBA-të

Sondazhi i IRI: Kosova e sheh Serbinë si kërcënim, ndërsa Serbia i konsideron SHBA-të

Lajme
Vrasjet e grave, Osmani e shpallë të mërkurën ditë zie shtetërore

Vrasjet e grave, Osmani e shpallë të mërkurën ditë zie shtetërore

Lajme
Kalo në kategori