LAJMI I FUNDIT:

IKD kërkon hetime për avancimet e kundërligjshme në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit dhe mijëra euro shtesa të palejuara

IKD kërkon hetime për avancimet e kundërligjshme në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit dhe mijëra euro shtesa të palejuara

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka kërkuar nga kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës të Kosovës të iniciojë hetim penal kundër kryeprokurorit të shtetit Aleksandër Lumezi dhe prokurorit Bahri Hyseni për konflikt të interesit me rastin e avancimit të këtij të fundit në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit. Ndërsa apeloi që të hyrat shtesë të prokurorëve të Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit të mos kalojnë 25 për qind të pagës bazë.

IKD ka ardhur në përfundim se prokurorët e Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit janë funksionarët publikë më të paguar në Kosovë ndërsa avancimi i tyre bëhet në mënyrë të kundërligjshme, për çka të shtunën ka publikuar raportin “Ligjshmëria e avancimeve dhe përfitimeve në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit”.


Gzim Shala nga ky institut tha se Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit është shndërruar në një zyrë të pensionistëve por që këta “pensionistë” janë të ri në moshë.

“Kjo zyrë (ZKPSh) është shndërruar në njëfarë forme në zyrë të ‘pensionistëve’, të cilët paguhen nga buxheti i Republikës të Kosovës dhe të cilët janë të ri në moshë, dhe të cilët ngritën në këtë zyrë duke parakaluar të gjithë kolegët e tjerë, që janë në nivele më të ulëta… Këto avancime janë bërë në mënyrë të kundërligjshme dhe janë favorizuar nga ana e kryeprokurorit të shtetit, z. Aleksandër Lumezit. Që nga viti 2017 deri në vitin 2020, ZKPSh asnjëherë nuk ka pasur problem me numrin e lëndëve, me efikasitet 98-99, mirëpo prapë se prapë numri i prokurorëve është ngritur. Kontestuese është sesi është ngritur ky numër i prokurorëve”, tha ai, raporton KP.

Sipas tij, avancimi i kundërligjshëm i Kujtim Munishit dhe Agron Qalajt janë disa raste të kësaj natyre, teksa e ka quajtur të kundërligjshëm edhe avancimin e prokurorit Bahri Hyseni në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit, për çka ka thënë se ka konflikt të hapur të interesit.

Për këtë arsye hulumtuesi Lavdim Bajraktari tha se kanë kërkuar nga kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës të Kosovës të iniciojë hetim penal kundër kryeprokurorit të shtetit Aleksandër Lumezi dhe prokurorit Bahri Hyseni për konflikt të interesit me rastin e avancimit të këtij të fundit në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit, duke ndaluar një herë e mirë avancimet e kundërligjshme në këtë zyrë.

“I propozojmë Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale që të iniciojë hetim penal kundër kryeprokurorit të shtetit Aleksandër Lumezit dhe prokurorit Bahri Hyseni për konflikt të interesit, me rastin e avancimit të këtij të fundit në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit”, tha ai.

Ai tha se gjatë deklarimit të pasurisë së prokurorëve kanë vërejtur që të ardhurat e tyre nga aktivitetet e tjera e kalojnë shifrën e përcaktuar prej 25 përqind të pagës bazë, që është përcaktuar si tavan.

“Ne kemi vërejtur gjatë deklarimit të pasurisë që kanë bërë prokurorët e shtetit, që të paktën në një rast, z. Besim Kelmendi, të ardhurat e tij nga aktivitetet e lejuara e kalojnë shifrën prej 25 përqind që është njëfarë lloj tavani që është përcaktuar me ligj… Shtesa të tilla kanë vazhduar të pranojnë edhe prokurorët e tjerë në ZKPSh. Për shembull në rastin e prokurores Laura Pula, e njëjta ka deklaruar shtesat prej 7 mijë e 543 euro. Shtesa të tilla kanë deklaruar edhe prokurorët e tjerë… Ne kemi rekomanduar prokurorët që të shmangin konfliktet e interesit dhe të mos tejkalojnë shumën prej 25 përqind nga aktivitetet tjera”, u shpreh ai.

Sipas IKD-së, avancimi i prokurorëve duhet të bëhet me anë të një konkursi dhe jo vetëm përmes një vendimi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

Siguri
Sa realist është anëtarësimi i Kosovës në KiE?

Sa realist është anëtarësimi i Kosovës në KiE?

Lajme
Themelorja konfirmon aktakuzën ndaj Agron Mustafës, ngarkohet se i shkaktoi dëm afër 7 milionë euro Telekomit

Themelorja konfirmon aktakuzën ndaj Agron Mustafës, ngarkohet se i shkaktoi dëm afër 7 milionë euro Telekomit

Drejtësi
Dita kombëtare e të zhdukurve, Osmani: Pas anëtarësimit në KiE, familjarët e të pagjeturve do të mund të padisin Serbinë

Dita kombëtare e të zhdukurve, Osmani: Pas anëtarësimit në KiE, familjarët e të pagjeturve do të mund të padisin Serbinë

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Kurti optimist, shpjegon se si do ta menaxhojë sfidën për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës

Kurti optimist, shpjegon se si do ta menaxhojë sfidën për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës

Lajme
Kalo në kategori