Ministri i Punëve të Jashtme i Bosnjë e Hercegovinës (BeH), Igor Crnadak ka deklaruar se vendi i tij është i gatshëm të liberalizojë regjimin e vizave me Kosovën dhe të mundësojë lëvizjen e lirë të njerëzve dhe mallrave.
Në një prononcim për Anadolu Agency, ai thekson edhe pse nuk do të ketë njohje të Kosovës “sigurisht jo deri në fund të këtij mandati”, liberalizimi i vizave është i rëndësishëm.
“Pra, ne duam liberalizim të regjimit të vizave që tani ekziston midis nesh dhe Prishtinës. Duam që tregtia e jashtme të jetë më intensive, që njerëzit të lëvizin lirshëm, që njerëzit të kenë më shumë kontakte që jeta të ketë rrjedhën normale. Edhe pse nuk do të ketë njohje të Kosovës, sigurisht jo deri në fund të këtij mandati, gjithsesi shpresoj të ketë përmirësim të disa prej këtyre çështjeve normale të jetës, brenda të cilave zhvillohen marrëdhënieve ekonomike dhe marrëdhëniet tjera”, tha Crnadak.
Ministri i Jashtëm i BeH-së, tha më tej se një vit më parë kishin iniciuar një nismë për të cilën ndërkohë njëzëri solli vendim edhe Këshilli i Ministrave të BeH-së, që të liberalizohet regjimi i vizave, por kjo të bëhet me ndërmjetësimin e Komisionit Evropian, sepse sipas tij, BeH nuk ka marrëdhënie diplomatike me Kosovën.
“Mirëpo ne nuk kemi marrë përgjigje nga pala kosovare. Në një nga takimet kohë më parë, homologu nga Prishtina, Enver Hoxhaj tha se së shpejti do të vijë përgjigja e tyre. Jemi duke e pritur. Kur të vijë, do të harmonizojmë afatet për të mbajtur atë takim ekspertësh. Mendoj se njerëzit do të duhet të marrin vizat në rrugë të lehtë dhe të udhëtojnë nga territori i Kosovës në BeH dhe anasjelltas. Ajo që shërben si një tregues i vullnetit tonë të mirë, vullnetit të sinqertë është se prej kur unë jam ministër nuk kemi refuzuar as një qytetar të vetëm i cili ka aplikuar për vizë nga territori i Kosovës”, tha Crnadak, transmeton KosovaPress.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit
Mos futja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, deputeti Schwabe: Gabim i rëndë i Qeverisë gjermane – KiE të mos diktohet nga Trump dhe Grenell
Qytetari që ra viktimë e fajdeve rrëfen për "hilet" e fajdexhinjve: Nga 10 mijë borxhi shkoi në 50 mijë euro
Operacioni i SPAK, RENEA ‘zbarkon’ në vilat e bosëve të krimit, ngjiten me shkallë
Zgjatet afati i regjistrimit të popullsisë deri më 24 maj në 11 komuna, diaspora deri më 31 gusht
Haradinaj: Dështimi i anëtarësimit në KiE i faturohet vetëm Albin Kurtit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete
"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës
Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë