IGCK me një marrëveshje ndërkombëtare (Video)


Grupi Ndërkombëtar i Konsulencës për Qeverisje (IGCG), me seli në Prishtinë dhe Amman, arritën marrëveshjen e parë të bashkëpunimit më institutin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës më seli në Washington, DC, Stonington Point Partners të udhëhequr nga Scott Bates.
Në marrëveshjen e bashkëpunimit thuhet se “Grupi Ndërkombëtar i Konsulencës për Qeverisje dhe Stonington Point Partners nga Washingtoni janë bërë bashkë që të punojnë në programe ndërkombëtare në botë me synim të forcimit e parimeve të qeverisjes së mirë, avancimit të sistemeve politike që synojnë gjithëpërfshirjen, planifikimit strategjik, aplikimin e trajnimeve që burojnë nga planprogramet e Kosovës dhe konsulencat që avokojnë në raport me ngritjen e strukturave të qeverisjes së decentralizuar që synojnë rritjen e efikasitetit të shërbimeve publike”.
Gjatë një prononcimi për media, Besnik Tahiri, themelues i IGCG-së theksoi se “ky është një moment tepër i rëndësishëm për organizatën që ai e drejton dhe atë personalisht, pasi që përmes kësaj marrëveshjeje do të promovohet edhe rrugëtimi i vendit tim në raport me ndërtimin e demokracisë dhe qeverisjes së mirë në vendet në zhvillim dhe në të njëjtën kohë do të kapitalizohet përvoja shumëvjeçare e tij në institucionet e vendit dhe ato ndërkombëtare”.
Tahiri theksoi se duke e ditur se kjo marrëveshje është e para e këtij lloji për organizatat e Kosovës, ai do të punojë që përvojat e mira të vendit të promovohen në vendet në zhvillim dhe tranzicion në të gjithë botën.
Scott Bates, ish shefi i parë i Institutit Demokratik Amerikan në Kosovë, theksoi se ka besim të plotë se kjo marrëveshje do të arrijë që të promovojë vlerat e demokracisë dhe qeverisjes të mishërurara në SHBA dhe promovimin praktikave të mira të procesit të shtetndërtimit në Kosovë.






































