LAJMI I FUNDIT:

IFJ: Maqedonia më keq në Ballkan, për lirinë e mediave

IFJ: Maqedonia më keq në Ballkan, për lirinë e mediave

International Federation of Journalists (IFJ) nëpërmjet sekretarit gjeneral Ricardo Gutierrez e ka vlerësuar Maqedoninë si vendi me liri të cënuar në media dhe si shteti i fundit në Ballkan, përcjell Telegrafi Maqedoni.

”Maqedonia është njëri ndër katër shtetet në Evropë me një gazetar në burg dhe që në vitin e fundit ka pasur 35 raste të gazetarëve të dhunuar. Isha në Maqedoni para tre viteve, kur Tomisllav Kezharovski ishte në burg kurse sot jam këtu kur edhe një kolegë tjetër është në burg. Nuk shoh përmirësim në punën e mediave në Maqedoni.” tha Ricardo Gutierrez, sekretar gjeneral i Federatës Ndërkombëtarëve të Gazetarëve-International Federation of Journalists (IFJ).


Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë ka filluar një projekt dy vjeçarë nëpërmjet të cilit duhet të përmirësohet liria e mediave dhe statusi i gazetarëve./Telegrafi/