LAJMI I FUNDIT:

Idrizi i reagon Bajqinovcit: Vetëvendosje me hipokrizi po mundohet të afrohet me PDK-në

Idrizi i reagon Bajqinovcit: Vetëvendosje me hipokrizi po mundohet të afrohet me PDK-në

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Valdete Idrizi, përmes një reagimi në Facebook ka thënë se deputeti I Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci këshillat për nepotizëm, korrupsion e banditizëm, Mefaili duhet t’ia jap partisë së vet.

Idrizi përmes një postimi në rrjetin social në Facebook i ka kujtuar Bajqinovcit se brenda 50 ditëve qeverisje të LVV-së ka pasur keqpërdorime që janë bërë nga ta.


Deputetja e PDK-së po ashtu ka thënë se partia e saj vijat e kuqe ia ka vënë vetëm Serbisë, për dallim nga partitë tjera shqiptare në Kosovë.

“Rikujtim:  PDK  e ka të qartë se kujt i’a  vendos vijat e kuqe, e ajo është Serbia.  Sa i përket korrupcionit, nepotizmit e banditizmit Mefaili është mirë që këto këshilla t’i japë partisë së vet. Ai e din mirë se  gjysma e kabinetit qeverisës në Komunën e Prizrenit është me akt-akuza për krim e korrupsion.  Me që e paska luajtur këshilltarin, është mirë që këshillat e kësaj natyre t’i jep  tek udhëheqësit komunal në Mitrovicë, se si ta ndalin  korrupsionin, nepotizmin dhe banditizmin. Me këtë hipokrizi nuk e  bind askënd sepse veprimet korruptive në këto dy komuna nuk mund t’ua fshehësh  jo vetëm qytetarëve të tyre që po i vuajnë pasojat, por duhet t’i lexosh edhe  të gjeturat e auditorit gjeneral. Mefaili si duket shpejt harroi se nepotizëm e korrupsion pati edhe për ato 50 ditë qeverisje nga Lëvizja Vetëvendosje. E din mire që gjatë këtyre 50 ditëve  më shumë ka marrë vendime për borde e rahatime të militantëve partiak nëpër institucione se sa vendime për të menaxhuar me  Pandeminë e krizën ekonomike. Si duket edhe blerjen e barnave dhe pajisjeve tjera anti COVID-19 me çmime shumëfish më të mëdha, gjë që është  vërtetuar  edhe nga  organizatat vendore e ndërkombëtare, mundohen ta shesin si përpjekje të ndershme.”, ka thënë Idrizi duke shtuar sekëto janë vetëm taktika hipokrite nga ana e Vetëvendosjes e cila po mundohet të afrohet me PDK-në. “Hallin e Lëvizjes Vetëvendosje duhet ta vendosni në sipërfaqe,  sepse edhe ju  sikur të tjerët, po vuani që të  afroheni me PDK-në, vetëm se ju po mundoheni me hipokrizi ta  bëni një gjë të tillë. P.S: dhe mos të harrojmë LVV nuk pati vija të kuqe për testet e Serbisë”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Drejtësi
Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Gjyqësi
Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori