LAJMI I FUNDIT:

Identifikohet shtetasi i Maqedonisë që u vra në Bullgari, MPJ në komunikim me autoritetet bullgare

Identifikohet shtetasi i Maqedonisë që u vra në Bullgari, MPJ në komunikim me autoritetet bullgare

Sipas informacioneve të para të cilat ambasada e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bullgari i ka marrë nga institucionet kompetente të Republikës së Bullgarisë, gjatë ditës së djeshme në Bullgari është gjetur trupi i pajetë i personit I.N. (49), shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Siç ka informuar MPJ, ambasada e Maqedonisë së Veriut në Sofje vazhdon të jetë në komunikim të rregullt me ​​organet kompetente në Bullgari, nga të cilat priten më shumë informacione lidhur me rastin dhe rrjedhën e procedurës për zbardhjen e plotë të rastit, për të cilën MPJ-ja do ta informojë publikun në mënyrë plotësuese.

Shtetasi i Maqedonisë vritet nga një fëmijë në Bullgari
Lexo po ashtu Shtetasi i Maqedonisë vritet nga një fëmijë në Bullgari

“Njëherësh, ambasada qëndron në dispozicion të familjes së shtetasit të ndjerë për çdo nevojë”, kanë thënë në MPJ.


Televizioni bullgar bTV më herët, duke u thirrur në burime të policisë në Burgas, bëri të ditur se një 14-vjeçar është arrestuar për vrasjen e një shtetasi të Maqedonisë së Veriut në Bregun e Diellit.

Trupi i pajetë i viktimës është zbuluar dje në një zonë pyjore. Është konstatuar se shtetasi i Maqedonisë së Veriut ka hyrë në Bullgari përmes pikës kufitare Gjueshevë, respektivisht Deve Bair, më 24 janar të këtij viti.

Në trend Lajme

Më shumë
Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Lajme
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Lajme
Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Drejtësi
Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Lajme
Thaçit i refuzohet edhe kërkesa e dytë për ta vizituar babain në Kosovë

Thaçit i refuzohet edhe kërkesa e dytë për ta vizituar babain në Kosovë

Drejtësi
Kalo në kategori