LAJMI I FUNDIT:

Identifikohen të dyshuarit për plagosjen në Prishtinë, gjenden në arrati

Identifikohen të dyshuarit për plagosjen në Prishtinë, gjenden në arrati
Foto: Ilustrim

Personat e dyshuar të përfshirë në rastin e plagosjes së dy personave mbrëmjen e së hënës në Prishtinë, janë identifikuar dhe aktualisht gjenden në arrati.

Kështu ka bërë të ditur për Telegrafin zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj.


Sipas saj, prokuroria ka iniciuar rast për hetim, dhe siç tha ajo në koordinim me policinë është duke i ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme.

Të shtëna me armë në qendër të Prishtinës, dy të plagosur
Lexo po ashtu Të shtëna me armë në qendër të Prishtinës, dy të plagosur

“Prokuroria ka iniciuar rast për hetim dhe në koordinim me policinë është duke i ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore. Personat e dyshuar të përfshirë në këtë rast janë identifikuar, aktualisht gjenden në arrati”, ka thënë Ulaj për Telegrafin.

Plagosja e dy personave në qendër të Prishtinës, Policia jep detaje
Lexo po ashtu Plagosja e dy personave në qendër të Prishtinës, Policia jep detaje

Ndërkaq, nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës siç ka merr vesh Telegrafi dy të plagosurit janë duke u trajtuar në repartin e Ortopedisë.

Ndërkaq, mbrëmjen e së hënës dy persona u plagosën në Prishtinë si pasojë e të shtënave me armë zjarri.

Rastin e kishte konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 20:20, policia ka marrë informatën për të shtëna me armë në rrugën Qamil Hoxha në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, tha Ahmeti. /Telegrafi/