LAJMI I FUNDIT:

Ideja e çuditshme për propozim, inskenoi se kinse mafia po e kërcënonte – partnerja e tij u pushtua nga frika e paniku

Ideja e çuditshme për propozim, inskenoi se kinse mafia po e kërcënonte – partnerja e tij u pushtua nga frika e paniku

Propozimi për martesë do të duhej të ishte moment i veçantë për çdo çift.

Kur themi i veçantë, mendojmë në atë që ajo do ta mbajë në mend përgjithmonë për të mirë. Për momentet romantike, vendin ku ka ndodhur dhe detajet, transmeton Telegrafi.


Por duke marrë parasysh që jo të gjithë pëlqejnë këtë mënyrë, një djalë i ri kishte vendosur të bëjë diçka më ndryshe – duke menduar se në këtë mënyrë do t’i bëjë përshtypje partneres së tij.

Një djalë i ri derisa po voziste veturën dhe e shoqëronte partnerja, në dritaren e shoferit trokitën disa persona që e “detyruan” të ndalet në skaj të rrugës.

Ata e kërcënuan duke ia bërë me dije se do ta rrahin për vdekje, nëse shefit të tyre nuk ua kthen borxhin prej 80 mijë bezos, duke ia treguar vazhdimisht shkopin e bejsbollit.

Por në fund doli të jetë gjithçka e inskenuar – duke e bërë partneren e tij të frikësohet tej mase dhe të shpërthen në lot.

Në një moment ai u gjunjëzua para saj, por ajo ishte e shokuar edhe ende nuk mund të besonte që ishte një shaka – pavarësisht që ai mbante unazën në dorën.

Megjithatë pasi ajo u qetësua i tha “po”, dhe dyshja vendosën që këtë moment ta festojnë me një darkë romantike. Pamjet e kësaj video kanë marrë mbi 400 mijë shikime brenda një nate. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Piloti polak i aeroplanit i propozon martesë partneres e cila punon si stjuardese – momentin emocionues e ndau me pasagjerët

Piloti polak i aeroplanit i propozon martesë partneres e cila punon si stjuardese – momentin emocionues e ndau me pasagjerët

Interesante
Në një video virale, një kamerier shpjegon se cilin rregull nuk duhet ta thyejnë kurrë mysafirët

Në një video virale, një kamerier shpjegon se cilin rregull nuk duhet ta thyejnë kurrë mysafirët

Interesante
Njihuni me shtëpinë “që kushton jo shumë shtrenjtë” - brenda një kontejneri transporti

Njihuni me shtëpinë “që kushton jo shumë shtrenjtë” - brenda një kontejneri transporti

Interesante
Një çift në Angli janë bërë viralë pasi e kanë shndërruar kopshtin e tyre “gri” në një

Një çift në Angli janë bërë viralë pasi e kanë shndërruar kopshtin e tyre “gri” në një "oazë të bukur” me lule

Interesante
Një nënë e nxori vajzën nga shkolla “për shkak të politikës së re të tualeteve” në një shkollë të Anglisë

Një nënë e nxori vajzën nga shkolla “për shkak të politikës së re të tualeteve” në një shkollë të Anglisë

Interesante
Mbi 33 milionë shikime - vogëlushi filloi të kërcente menjëherë pasi bëri hapat e para në jetë

Mbi 33 milionë shikime - vogëlushi filloi të kërcente menjëherë pasi bëri hapat e para në jetë

Fun
Kalo në kategori