LAJMI I FUNDIT:

“Idealisti” – tema e Festivalit të Stripit dhe Karikaturës

“Idealisti” – tema e Festivalit të Stripit dhe Karikaturës

Nga data 17 e deri më 20 tetor 2019, në Prizren do të mbahet edicioni i 16-të i Festivalit ndërkombëtar të Stripit dhe Karikaturës.

Shoqata “XhennetComics” është organizatore e festivalit. Në këtë festival do të mbahen disa debate që ndërlidhen me stripin dhe karikaturën, të cilat i paraprijnë festivalit.


“410 është numri i artistëve që kanë konkurruar në këtë festival, nga 57 shteteve të botës, me 2227 punime, ndërsa prej tyre janë përzgjedhë 14 artistë për t’u prezantuar në festival”, thuhet në komunikatë.

Gjithashtu janë 20 artistë mysafirë nga tetë shtete të botës – Angli, Turqi, Qipro, Maqedoni Veriore, Mali i Zi, Serbi, Shqipëri dhe Bulgari, të cilën kryesisht merren me strip dhe karikaturë.

Tema e edicionit të XVI-të të festivalit të stripit dhe karikaturës është “Idealisti”.

Vlen të ceket se si mysafir special në këtë festival do të jetë artisti nga Anglia, David Lloyd, i cili është ilistruesi dhe krijuesi i stript të njohur “V For Vendetta” dhe në seritë si “Hellblazer”, “Alien”, “Global Frekuency”, “War Stories” dhe “Kickback”.

Një nga pjesëmarrësit është edhe artisti bullgar Peter Stanimirov, i cili është ilustrues i të gjitha kopertinave të librave të shkrimtarit të njohur botëror, Stephen King. Prizreni është nikoqir edhe i kryesisë dhe artistëve të Shoqatës së Karikaturistëve të Qipros.

Debati kryesor do të jetë tema në lidhje me 50-vjetorin e Alan Fordit dhe prezantimi i stripit të numrit të parë të “Alan Fordit” të botuar në gjuhën shqipe. Paneli do të jetë i prezentuar nga koleksionisti dhe analisti i njohur Marjan Matiq nga Beogradi. Mysafir i këtij edicioni është edhe botuesi i stripave “FORMA B” – Ilija Miroviq nga Beogradi.