LAJMI I FUNDIT:

Ide brilante se si t’i gjeni fëmijët brenda sekonde nëse humbin në mesin e turmës

Ide brilante se si t’i gjeni fëmijët brenda sekonde nëse humbin në mesin e turmës

Stina e verës ka arritur edhe zyrtarisht dhe shumë prindër kanë filluar t’i dërgojnë fëmijët e tyre në parqe të ndryshme, panaire lokale, festivale dhe vende tjera të famshme.

Sidoqoftë, ruajtja e fëmijëve në ngjarje të tilla ku gjenden edhe qindra apo mijëra njerëz tjerë mund të jetë një sfidë e vërtetë për çdo prind, transmeton Telegrafi.


Cherise McClimans, nënë dhe blogure aktive, ka zbuluar një metodë të thjesht dhe efektive se si t’i gjeni të vegjlit tuaj në rast se përzihen diku në mes të turmës.

Shkruani frazën “Në rast të humbjes” dhe numrin tuaj të celularit në dorën e fëmijës.

Thoni fëmijëve tuaj që në rast se humbin të shikojnë për ndonjë “person të huaj të mirë”, si një nënë e cila është me të vegjlit e saj apo një polic, dhe t’i kërkojnë atyre ta telefonojnë numrin e shkruar në dorë.

Gjithashtu, rekomandohet që çdo herë që dilni me fëmijët t’ia bëni ndonjë fotografi atyre, pasi që në rast se humbin dhe situata është serioze, fotografia do të mund t’ju ndihmoj shumë në përshkrimin e fëmijëve tuaj, si atë se çfarë kanë pasur vesh, stilin e flokëve etj. /Telegrafi/