Volkswagen ka bërë një prezantim digjital të modelit ID. Aero, limuzinës së parë plotësisht elektrike dhe shumë luksoze, që është dizajnuar që të jetë rival i Tesla Model 3 dhe BMW i4.
Pas SUV-ve siç është ID.4 dhe ID.5, hatchbackun ID.3 dhe furgonin ID. Buzz, Aero është limuzina katërdyershe që do të prodhohet në Kinë për tregun kinez dhe prodhimi do të fillojë vitin e ardhshëm, po të njëjtin vit kur Volkswagen do ta prezantojë edhe versionin për tregun amerikan dhe evropian, që do të prodhohet në Emden të Gjermanisë, transmeton Telegrafi.
Nga Volkswagen thonë se Aero në fakt është një limuzinë premium, e përmasave të mesme për kategorinë e lartë të familjeve kineze.
Në kompaninë gjermane nuk kanë publikuar fotografi nga brendësia e veturës, por vetura është e bazuar në platformën e njëjtë MEB për veturat elektrike, sikurse të gjitha veturat tjera nga familja ID.
Ka bateri me kapacitet prej 77 kWh. E edhe pse nuk janë zbuluar shumë specifikat e motorik elektrik, besohet se me vetëm një mbushje të baterisë mund të përshkojë 620 kilometra. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRa borë në prill dhe kam goma verore - çfarë duhet të bëj me to?
Zbulohet se çfarë i shkroi Elon Musk stafit të Tesla-s ku njoftoi pushimin nga puna të më shumë se 10% të fuqisë punëtore
Fakte interesante: Cilat vetura prishen më shumë në rrugë - elektrike, benzinë apo naftë?
Policia sinjalizon automjetin pa shofer të ndryshojë krahun - shihni se çfarë ndodh në Arizona
Çfarë domethënie kanë numrat dhe shkronjat në goma?
Frontera rikthehet pas 20 vitesh, zbulohen detajet dhe fotografitë e para
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Deputetët e shteteve që votuan kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE
Xavi e tepron me fjalët që ia ka thënë gjyqtarit pas eliminimit të Barcelonës nga Liga e Kampionëve
“Dashuria e madhe ndaj Edit ia mori jetën, vajzat e panë të gjakosur”, flet familjarja e gruas që u vra në Pejë nga bashkëshorti
Reagon më në fund Akil Gjakova
Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë
Avokati serb ironizon me presidentët serbë, tregon ku ikën ata kur Kosova shpalli pavarësinë dhe sot kur u votua për anëtarësim në KiE