Sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimovic në mënyrë indirekte i përgjigjet yllit të Juventusit, Cristiano Ronaldo, duke u kërkuar njerëzve që 'të mos sfidojnë COVID-19 dhe të respektojnë rregullat'.

Ylli suedez i inkurajoi italianët që të mbanin 'distancë' dhe të mbanin maska ​​në betejën kundër coronavirusit.


Sulmuesi i Zonjës së Vjetër, Ronaldo nuk ishte i lumtur që nuk luajti kundër Barcës natën e kaluar dhe postoi foto duke thënë se ai ndihej 'mirë dhe i shëndetshëm'.

Ibrahimovic është përgjigjur indirekt duke bërë shaka se njerëzit duhet të respektojnë rregullat pasi 'ju nuk jeni Zlatan'.

“Virusi më sfidoi dhe unë fitova. Por, ju nuk jeni Zlatan, mos e sfidoni virusin”.

ronaldo ibra 1

“Përdorni kokën, respektoni rregullat: distancën dhe shenjën, gjithmonë. Ne do të fitojmë!”, ka shkruar Ibrahimovic në Instagram.

Ndryshe, Ibrahimovic mposhti coronavirusin, ndërsa u rikthye në formë të lartë duke shënuar dy gola ndaj Interit dhe dy gola tjerë ndaj Romës. /Telegrafi/  

telegrafi sport app