LAJMI I FUNDIT:

Ibrahimi mbyll seancën konstituive me këndimin e himnit shqiptarë (Video)

Ibrahimi mbyll seancën konstituive me këndimin e himnit shqiptarë (Video)

Zekirija Ibrahimi deputeti nga radhët e Lëvizjes Besa në seancën e sotme konstituive e cila ishte njëra nga më të tensionuarat e mbylli me këndimin e himnit të shqiptar nga foltorja, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ibrahimi tha se i vjen keq që u keqpërdor Rregullorja dhe u lejua që të këndohet himni në Kuvendin e Maqedonisë.


https://telegrafi.com/performance-muzikore-nga-deputetet-ne-kuvendin-e-maqedonise-video/
Lexo po ashtu https://telegrafi.com/performance-muzikore-nga-deputetet-ne-kuvendin-e-maqedonise-video/

“Unë e respektoj himnin, por shqiptarët kanë himnin e tyre. Pasi lejuat që të këndohet një pjesë e himnit në gjuhën maqedonase do të këndoj edhe unë himnin e shqiptarëve”, tha Ibrahimi.

Pas kësaj ai e intonoi himnin kombëtarë nga foltorja e Kuvendit./Telegrafi/

Të gjitha lajmet nga Pushtimi i Kuvendit të Maqedonisë
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Pushtimi i Kuvendit të Maqedonisë