Ibrahimi: Duhet të avancohet sistemi i mbrojtjes së emigrantëve dhe refugjatëve
“Leksione të mësuara dhe përgjigje ndaj nevojave humanitare në krizën e refugjatëve dhe emigrantëve në Republikën e Maqedonisë” është tema e punëtorisë së sotme e cila u mbajt në Shkup, qëllimi i së cilës është të ndahen përvojat dhe të avancohet sistemi i mbrojtjes së emigrantëve dhe refugjatëve në rast të një situate të tillë të ngjashme, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Kjo është mënyrë që të shqyrtohen të gjitha anët e mira, por edhe të këqijat nga periudha e kaluar. Ajo që është mirë të gjejmë mekanizma për ta përmirësuar në periudhën në vijim, është ajo që është keq ta përmirësojmë dhe të mos lejojmë që të përsëriten gabimet”, tha ministri i Punës dhe Politikës Sociale, Ibrahim Ibrahimi.
Ai potencoi se prej fillimit të vitit 2015 e deri në mars të vitit 2016, si vend transit, nëpër Maqedoni kanë kaluar pothuajse 800.000 refugjatë dhe emigrantë drejt vendeve të Evropës perëndimore si vende të tyre të destinacionit. Edhe pse, tha ai, Republika e Maqedonisë ka pasur edhe përvoja me valë masovike të refugjatëve, si dhe të pranimit të refugjatëve nga rajoni megjithatë kriza e fundit e refugjatëve ishte e re, edhe në kontekst më të gjerë të migrimit, si dhe në kërkesat specifike dhe sfidat lidhur me kujdesin adekuat të refugjatëve dhe emigrantëve, njofton AIM.
Me mbetjen e atyre njerëzve në Gjevgjeli dhe Tabanoc, potencoi, ndërmorëm obligim ndaj tyre si shtet të kenë qëndrim dinjitoz. Në Maqedoni për momentin ka rreth 100 emigrantë në qendrat e pranimit në Gjevgjeli dhe Tabanoc dhe 30 në Qendrën për azil në Vizbeg. Ata 30 persona tashmë kanë kërkuar azil në Republikën e Maqedonisë.
Përfaqësuesi i UNICEF-it, Elspet Erikson konsideron se debatet e këtilla janë shembull i ajshtëzakonshëm për bashkëpunim dhe mënyrë të mirë se si të shqyrtohen gabimet, në mënyrë që të mos përsëriten por edhe të përmirësohet sistemi i mbrojtjes. Shtoi se kthimi i përvojave nga dy vitet e kaluara mund të shërbejë si shembull për atë se si duhet të veprohet gjatë ndonjë gjendje të tillë të mundshme. Në mënyrë të këtillë, tha, do të mund t’u ndihmojmë fëmijëve të cilët janë ende këtu, por edhe të bëjmë sistem për ndihmë fëmijëve të cilët ndoshta në të ardhmen do të mund të vijnë në rast të dukurisë së ngjashme. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAnëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Boshnjaku nga Novi Pazari gjendet i vdekur në një hotel në Prizren
Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut
Rusët i futen tregut të pronave në Shqipëri, zyra biznesi në zonat bregdetare
Voziti me fëmijë në prehër - policia e dënon me 400 euro gjobë, 5 pikë negative dhe i merret patent shoferi për 6 muaj
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City