Ministrja shqiptare e Financave dhe Ekonomisë Delina Ibrahimaj tha sot se rritja e çmimeve për produktet ushqimore dhe pijet joalkoolike do të vazhdojnë edhe pas 2022.
Në një konferencën për shtyp të publikuar në rrjetet sociale, Ibrahimaj deklaroi se përveç bordeve për kontrollin e çmimit të karburanteve, të produkteve ushqimore, si miell, sheqer, oriz dhe vajin e lulediellit, do të ngrihet edhe bordi për çmimin e inputeve bujqësore.
Ibrahimaj theksoi se sipas skenarëve më pesimiste do të shikohet mundësia që ata që konsumojnë më tepër të paguajnë më shumë taksa.
“Për sa i përket treguesve për 2 muajt e parë të vitit të ardhurat janë rritur 26 për qind krahasuar me janar-shkurt 2021 apo 18.1 miliardë lekë [147 milionë euro] më shumë. Çmimet e rritura kanë pasur kontribut me 1.9 miliardë lekë [15.4 milionë euro] për të ardhurat”, ka shtuar Ibrahimaj.
Sipas ministres, inflacioni në muajin shkurt prej 3.9 për qind është më i ulëti se vendet e rajonit. Ajo ka shtuar se shtetet e rajonit janë ndikuar më tepër nga kriza e ofertës që vitin e kaluar, ndërsa kërkesa ka qenë më e lartë.
“Në Shqipëri çmimet e energjisë kanë qenë më të kontrolluara, për këtë arsye inflacioni ishte më i ulëti në rajon. Shifra më shqetësuese ka qenë inflacioni 6.9 për qind e shkurtit për çmimet e produkteve ushqimore dhe pijeve joalkoolike. Në muajit në vijim të pësojë rritje, dhe për këtë korrigjuar”, ka thënë Ibrahimaj.
Rritja ekonomike do të jetë 3.2 për qind nga 3.5 për qind e parashikuar dhe inflacioni vjetor do të shkojë 4.5 për qind, Ibrahimaj shtoi.
“Kemi shkurtuar 9.8 miliardë lekë [79.6 milionë euro] investimet publike dhe kemi shkurtuar shpenzimet operacionale për të mundësuar financimin e paketës të rezistencës sociale. Nga ana tjetër ka 20 miliardë lekë [162.5 milionë euro] alokim nga buxheti i shtetit për të mbajtur të pandryshuar çmimin e energjisë elektrike për konsumatorët dhe biznesin e vogël”, tha Ibrahimaj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo ketuSpeciale Kriza në Ukrainë
Më shumë
Liburn Aliu i quan të pavërteta lajmet se KFOR-i ia ka ndaluar ta takojë kryetarin e Leposaviqit

Sot mbahet Parada e Krenarisë

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginë, Lutfiu: Arrestimi i drejtorit të Shtëpisë së Kulturës në Bujanoc, skenar i presionit ndaj shqiptarëve

Aktivistët serbë të Kosovës: Vuçiq s’i lejoi serbët të dalin në zgjedhje

Deri më 18 qershor mot me shi dhe rrezik që në disa zona të ketë breshër

Rama u përgjigjet atyre që po e kritikojnë për draft-Statutin e Asociacionit

CH-N

Kreditimi Rural i Kosoves

Kreditimi Rural i Kosoves

InterAlumin

InterAlumin

Lëshohet lokali me qira – mundësi fantastike për një vend të ri biznesi në Prishtinë te Qafa! ID-201

TOKË ME QIRA – 18 ari në Obiliq ID-154

Zbritje – lokal me qira në lagjen “Aktash”, Prishtinë ID-160

Në shitje lokali 550m2 ID – 200

Shitet banesa 80m² në Arbëri, Prishtinë ID-199

Çdo verë i njejti debat – a duhet të veshin meshkujt pantallona të shkurta?

Magnum Trainers – trenerka që kombinon stilin dhe komoditetin për gratë

Këto këpucë kanë kombinimin perfekt të ngjyrave për stilin tuaj

Fillo verën duke blerë bluzën Magnum – Ellib Black

Disa arsye pse duhet t’i keni këto atlete Nike për basketboll
Më të lexuarat

Protestat në Beograd, "The New York Times": Vuçiq asnjëherë nuk ka qenë kaq i humbur - është shfaqur plaga

Van Basten i kërkon FIFA-s inkuadrimin e dy rregullave që do ta ndryshonin futbollin përgjithmonë

Sa refuzoi nga Arabia Saudite dhe sa do të fitojë në MLS – zbulohet paga e Messit te Inter Miami

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginë, Lutfiu: Arrestimi i drejtorit të Shtëpisë së Kulturës në Bujanoc, skenar i presionit ndaj shqiptarëve

Aktivistët serbë të Kosovës: Vuçiq s’i lejoi serbët të dalin në zgjedhje

Momenti kur Ukraina shkatërron një sistem mbrojtës ajror të forcave ruse