Me synim zhvillimin dhe shfrytëzimin e të dhënave statistikore, për t’i vlerësuar dhe për t’i zbatuar politikat dhe programet që ndikojnë në respektimin, në mbrojtjen dhe në avancimin e të drejtave të njeriut, Institucioni i Avokatit të Popullit dhe Agjencia e Statistikave të Kosovës, nënshkruan sot një memorandum dypalësh të mirëkuptimit.
Të dy autoritetet respektive, kanë marrë në konsideratë objektivat e zhvillimit të qëndrueshëm të miratuara nëpërmjet një rezolute të veçantë në janar 2018 nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, e bazuar në Agjendën 2030 dhe Rezolutën e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, e shtatorit 2015.
Po ashtu, IAP dhe ASK kanë pasur parasysh standardet dhe instrumentet ndërkombëtare të përfshira në Nenin 22 të Kushtetutës së vendit dhe rëndësinë e të dhënave statistikore, përfshirë treguesit specifikë, në matjen e realizimit të të drejtave të njeriut dhe të zbatimit të rekomandimeve të mekanizmave ndërkombëtarë dhe vendor për të drejtat e njeriut.
Zbatimi i Agjendës 2030 kërkon përkushtim për bashkëpunim dhe mirëkuptim, me qëllim identifikimin dhe prodhimin e treguesve përkatës, përfshirë treguesit kontekstualë relevantë, të cilët bazohen në udhëzimet mbi treguesit e të drejtave të njeriut dhe në Qasjen ndaj të Dhënave të Bazuar në të Drejtat e Njeriut (HRBAD), të përpiluar nga Zyra e Komisionarit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut (OHCHR).
Brenda një afati 15 ditor, të dy institucionet relevante, do të themelojnë grupin punues të përbashkët, respektivisht pikat e kontaktit, në funksion të operacionalizimit të këtij memorandumi të mirëkuptimit.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
GoBau – Kositëse bari
Shtrohet darka tradicionale për musafirët special të Panairit Horeca
EBC Cosmetics vjen me zbritjen më të madhe vjetore
Modë apo relaks?
Eksploro natyrën me stil dhe komoditet me ofertat e Melodia Px për Ditën e Punëtorëve!
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre