LAJMI I FUNDIT:

IAEA: Irani bie dakord për marrëveshje të përkohshme rreth inspektimeve bërthamore

IAEA: Irani bie dakord për marrëveshje të përkohshme rreth inspektimeve bërthamore

Kreu i vëzhguesit bërthamor të Kombeve të Bashkuara ka thënë se agjencia arriti një marrëveshje me Iranin për të vazhduar verifikimin dhe monitorimin e aktiviteteve të “nevojshme” deri në tre muaj, por do të ketë më pak qasje dhe nuk do të ketë më inspektime të parakohshme nga e marta.

Duke folur para gazetarëve në Vienë të dielën pas kthimit nga Teherani, shefi i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafael Grossi tha se bisedimet me zyrtarët iranianë kishin prodhuar një “rezultat të mirë dhe të arsyeshëm” që “shpëton situatën tani për tani”, raporton aljazeera.


Vizita e Grossi erdhi përpara afatit të 23 shkurtit të caktuar nga parlamenti i Iranit për presidentin e ri të Shteteve të Bashkuara, Joe Biden për të hequr sanksionet gjymtuese të vendosura nga paraardhësi i tij, Donald Trump ose Teherani do të ndalonte inspektimet e parakohshme të IAEA.

Shefi i IAEA-s ishte i kujdesshëm për të thënë se do të kishte akoma të njëjtin numër inspektorësh, por do të kishte “gjëra që i humbim”.

Sanksionet amerikane i shkaktuan dëm 1 trilion dollarë ekonomisë së Iranit
Lexo po ashtu Sanksionet amerikane i shkaktuan dëm 1 trilion dollarë ekonomisë së Iranit

Ai nuk ofroi shumë specifika, por Ministri i Jashtëm iranian, Mohammad Javad Zarif tha më parë që do të përfshinte bllokimin e IAEA-s nga qasja në kamerat e saj në vendet bërthamore.

Ndryshe, Zarif ka deklaruar se shkaku i sanksioneve amerikane, ekonomia iraniane ka pësuar humbje një trilion dollarë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Plenkoviq fiton zgjedhjet në Kroaci

Plenkoviq fiton zgjedhjet në Kroaci

Kroacia
Izraeli sulmohet përsëri nga Hezbollahu - 14 ushtarë të plagosur, shumë prej tyre në gjendje të rëndë

Izraeli sulmohet përsëri nga Hezbollahu - 14 ushtarë të plagosur, shumë prej tyre në gjendje të rëndë

Azia
Shkaku i konfliktit Izrael-Iran, mediat botërore rikujtojnë parashikimet e Baba Vangës

Shkaku i konfliktit Izrael-Iran, mediat botërore rikujtojnë parashikimet e Baba Vangës

Botë

"Pse? Sepse nuk kishte raketa më": Zelensky shpjegon pse Ukraina nuk mundi të ndalonte sulmin rus që shkatërroi një termocentral të madh

Botë
Një helikopter i vogël robotik dërgoi mesazhin e fundit nga Marsi

Një helikopter i vogël robotik dërgoi mesazhin e fundit nga Marsi

Botë
Ushtarët rusë shohin vetëm një mënyrë që të kthehen të gjallë te familjet e tyre, thotë Ukraina

Ushtarët rusë shohin vetëm një mënyrë që të kthehen të gjallë te familjet e tyre, thotë Ukraina

Botë
Kalo në kategori