LAJMI I FUNDIT:

Ia riparoi fshehtas motoçikletën e vjetër, babai filloi të qante me befasinë e të birit (Video)

Ia riparoi fshehtas motoçikletën e vjetër, babai filloi të qante me befasinë e të birit (Video)

Jimmy nga Minnesota e Shteteve të Bashkuara, ia riparoi fshehtas motoçikletën e dashur të babait, për ta regjistruar më pas reagimin e tij emocional.

Jim Tarpey Snr, e kishte blerë një Yamaha Midnight Maxim kur ishte në të 20-at, me të cilën vozitej me të dashurën Linda, të cilën tani e ka grua, transmeton Telegrafi.


Ata shëtitën nëpër shumë shtete me këtë motoçikletë, ndërsa me kalimin e kohës, e lan të mbuluar në garazh për më se 20 vite, nën disa vegla pune.

Duke e ditur dëshirën e babait për motoçikleta, i biri i përkushtuar që ka të njëjtin emër si të atit, u përkushtua që t’ja riparonte, për ta kthyer në dukjen që e kishte dikur.

Babai filloi të qante dhe nuk përmbahej, ndërsa e shtrëngonte të birin që investoi në motoçikletë, që të dukej e re, me ndryshimin e pothujase të gjitha pjesëve. /Telegrafi/