LAJMI I FUNDIT:

Ia drejtoi revolen polices, adoleshenti arrestohet me ndihmën e taksistit (Video)

Ia drejtoi revolen polices, adoleshenti arrestohet me ndihmën e taksistit (Video)

Një police ka arritur ta arrestojë të dyshuarin me ndihmën e një taksisti, pasi ishte konfrontuar me një të ri të armatosur pas telefonatës së marrë se brenda një banese shtëpie po ndodhte një vjedhje.

Kamera e sigurisë e vendosur në uniformën e polices Jemma Follows, tregon momentin kur ajo shfaqet me revole elektrike para shtëpisë që po kryhej vjedhja në West Midland në Angli, ku një adoleshent ishte futur dhe kishte me vete një revole, transmeton Telegrafi.


Por për fat të mirë ai nuk e gjuan dhe ajo fshihet pas një dere duke i dhënë kohë të mjaftueshme që ai të ikë, por insistimi i polices që ta kap e detyroi të kërkoi ndihëm e një taksisti.

Pas disa minutave kërkim arrijnë ta lokalizojnë hajnin dhe ta arrestojnë, ndërkaq veprimi i saj është duartrokitur nga kolegët e saj për trimërinë e treguar. /Telegrafi/