I mituri 13 vjeçar ther me thikë 19 vjeçarin në Prizren

Një 13-vjeçar dyshohet se ka goditur me thikë një 19-vjeçar, pasditen e sotme në Prizren.Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në një rrugë në afërsi të shkollës fillore “Emin Duraku”.
Lajmi për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
Ai tha se 19 vjeçari është jashtë rrezikut për jetë.
“Sot, më datën 05.12.2025, në orët e paradites është raportuar për një përleshje pranë shkollës fillore 'Emin Duraku' në Prizren. Policia ka dalë menjëherë në vendngjarje dhe nga të dhënat e mbledhura është mësuar se pas një zënke ndërmjet dy të rinjve, njëri prej tyre, mashkull 13-vjeçar, e ka goditur me një mjet të mprehtë viktimën, mashkull 19-vjeçar. I lënduari është dërguar në Ndihmën e Shpejtë të qytetit dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetë. Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit dhe, në bashkërendim me të, po vazhdojnë hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave", tha Bytyqi. /Telegrafi/


















































