LAJMI I FUNDIT:

I KUQ I FORTË

I KUQ I FORTË

Nga: Laurie Anderson
Përktheu: Fadil Bajraj

A pat ra apo e patën shtyrë?
Këmisha jote në karrigën time
Këmisha jote në karrigën time
Do të jam me ty. Do të jem atje.
Kurrë s’do të braktis.
Këmisha jote në karrigë.


Eja këtu vashë e vogël. Futu në automobil.
Është kadillak flakë i ri. I kuq i fortë. Eja këtu vashë e vogël.

Hej! Mos të kam parë diku më parë?
Dëshpërimi yt ma ka pushtuar zemrën. I kuq i fortë.
Fjalët tua më kumbojnë në vesh.
Do të jam me ty. Do të jem kudo. Kurrë s’do të të braktis.

Bishat do të prehen atje
E hutat do të kuvendojnë me njëri-tjetrin
Dhe kaleshat do të vallëzojnë
Edhe sirenat në tempullin e kënaqësisë.

Këmisha jote në karrigën time
Do të jam me ty. Do të jem atje.
Kurrë s’do të braktis.
Këmisha jote në karrigë.